×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

SHBA/ Pompeo publikon sot strategjinë e re ndaj Iranit

Hënë, 21 May 2018 09:50

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet që më 21 maj të njoftojë lidhur me strategjinë e re amerikane për Iranin. Ky njëherësh do të jetë fjalimi i tij i parë i madh prej kur ka fituar pozitën muajin e kaluar.

Pompeo do të theksojë “rrugën diplomatike” për arritjen e marrëveshjes së rë bërthmore me Iranin, njofton "REL".

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë javën e kaluar se qasja e re synon të krijojë një “kornizë të kërcënimeve që vijnë nga Irani”.

Fjalimi i Pompeos vjen dy javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka tërhequr njëanshëm SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 që Irani ka me fuqitë botërore.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Pompeo është konsultuar me ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë para fjalimit të tij.

Ndonëse pa praninë e SHBA-së, vendet e tjera nënshkruese janë zotuar se do ta ruajnë marrëveshjen.

Përveç Gjermanisë, Francës dhe Britanisë, nënshkruese të marrëveshjes janë Kina dhe Rusia./REL/

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 09:53

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...