Alpinisti vdes gjatë ngjitjes në malin Everest

Hënë, 21 May 2018 19:41

Një alpinist japonez ka vdekur gjatë përpjekjes së tij për të arritur majën e malit Everest. Nobukazu Kuriki, 35 vjeç, u gjet i vdekur në tendën e tij, në një kamp, të hënën në mëngjes. Kjo ishte hera e tretë për alpinistin, që mundohej të arrinte majën e malit më të lartë në botë, ndërsa sipas BBC'së, ai kishte humbur nëntë gishtat e dorës gjatë përpjekjeve të tij.

Kuriki është alpinisti i dytë që vdes në Everest brenda pak kohësh sepse të dielën, një maqedonas vdiq teksa përpiqej të arrinte majën.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me rrethanat e vdekjes së japonezit, për shkak të komunikimit shumë të dobët në zonë.

Sipas BBC, kjo ishte hera e 8 për alpinistin japonez, që mundohej të arrinte majën e Everestit. Ai humbi nëntë gishtat në 2012 për shkak të ngrirjes së rëndë që pësoi gjatë ngjitjes për në mal. Pavarësisht kësaj, dëshira e tij për të arritur majën e malit më të lartë në botë nuk u shua kurrë dhe ndërmori një ngjitje të tjera në 2015.

Kuriki i kishte dokumentuar ngjitjet e tij me video, të cilat më pas i ngarkonte në rrjetin social “Facebook”.

Të paktën 350 alpinistëve u është dhënë leja që të ngjiten në Everest këtë vit, të cilët do të ndihmohen nga të paktën 500 nepalezë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...