Pse e paguajnë familjen mbretërore anglezët?

Hënë, 21 May 2018 20:40

Vendimi i vitit 1697 i Parlamenti Britanik kishte caktuar 1.2 milionë sterlina në vit për familjen mbretërore, si fond në kohë paqeje, me të cilat ata do të paguanin monarkinë si dhe nëpunësit civilë, (gjykatës e kosto të tjera), ndaj dhe emri “Lista Civile”.

Por mbreti Xhorxh III, që erdhi në fron në vitin 1760, ashtu si dhe paraardhësi i tij, Xhorxh II, nuk arrinte t’i mbulonte të gjitha këto shpenzime, ndaj bëri një marrëveshje me parlamentin.

Marrëveshja ishte që monarkia t’i dorëzonte parlamentit pronat e trashëguara, bashkë me të ardhurat, dhe si këmbim parlamenti do të mbulonte pagesën e Listës Civile. Megjithatë, pronat mbeten edhe sot në emër të monarkisë, edhe pse nuk i menaxhojnë dot.

Prona që përjashtohej e që nuk do t’i jepej parlamentit, por do t’i mbetej familjes mbretërore angleze, ishte Dukati i Lankasterit. Ndërsa Dukati i Kornuollit i mbetej princit të Uellsit.

Lista Civile ndaloi së quajturi e tillë në vitin 2011, kur mori emrin Granti i Sovranit.

Mbreti Xhorxh III nuk paguante dot shpenzimet, ndaj bëri marrëveshje me parlamentin që të dorëzonin pronat mbretërore, bashkë me të ardhurat, e si këmbim të paguheshin nga buxheti i parlamentit.

Por sa i kushton familja mbretërore sot taksapaguesit anglez?

Financimi i drejtpërdrejtë për të mbuluar shpenzimet zyrtare të monarkëve britanikë jepen nëpërmjet “Grantit të Sovranit”, që zëvendësoi “Listën Civile” në vitin 2012. Ky fond rishikohet çdo pesë vite.

Në vitet 2016-2017, Granti i Sovranit ishte rreth 48 milionë euro. Në vitin 2018 shkoi 86 milionë, për shkak të rimobilimit të pallatit Buckingham.

Mbështetësit e monarkisë thonë se kjo pagesë është rreth 1 euro në vit për çdo person në Britani.

Ndonëse, kjo nuk përfshin kostot për sigurinë dhe kujdesin ndaj familjes mbretërore.

Një grup mbështetësish të republikës thonë që shpenzimet për mirëmbajtje shkojnë në rreth 115 milionë euro në vit, me një kosto totale shpenzimi prej 400 milionë eurosh.

A mund t’i shpenzojë familja mbretërore paratë sipas dëshirës?

Jo, 48 milionët që merr nga buxheti janë për funksione zyrtare, bamirësi, kopshtari, udhëtime jashtë vendit, etj.

Por mbretëresha, princi Çarls dhe disa anëtarë ët tjerë të familjes mbretërore kanë të ardhura të tjera, nga pronat private që nuk ua dorëzuan parlamentit.

Mbretëresha merr rreth 20 milionë euro në vit nga pronat që zotëron në atë që quhet Dukati i Laknasterit.

A paguan taksa familja mbretërore?

Që prej vitit 1992, mbretëresha e Anglisë ka ofruar me dëshirën e saj të paguajë taksa mbi të ardhurat private, të cilat nuk përdoren për funksione zyrtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...