×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Trump mendon shtyrjen e takimit historik me Kim Jong Un

E mërkurë, 23 May 2018 10:24

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të martën se takimi i tij me udhëheqësin e Phenianit Kim Jong Un mund të mos zhvillohet siç është planifikuar; por ai theksoi se beson se udhëheqësi i Koresë së Veriut është "serioz" në lidhje me çarmatimin bërthamor.

Gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Koresë së Jugut Moon, zoti Trump bëri pak për të shuar spekulimet rreth takimit të parë historik mes udhëheqësve të SHBA-së dhe Koresë së Veriut, caktuar për t’u mbajtur muajin e ardhshëm në Singapor.

“Mund të mos ndodhë në 12 qershor" tha zoti Trump, duke shtuar se "nëse nuk ndodh atë ditë, ndoshta do të ndodhë më vonë".

Politikisht, zoti Trump ka investuar shumë në suksesin e takimit. Por, ndërsa data po afrohet, dallimet ndërmjet dy palëve dhe pritshmëritë tejet të larta po bëhen më të qarta.

Suksesi mund të çojë në paqe në gadishullin Korean dhe t'i japë fund kërcënimit të për luftë bërthamore. Dështimi mund të shkatërrojë të gjitha shpresat për një zgjidhje paqësore të krizës.

"Nuk dimë nëse do të ketë marrëveshje" tha zoti Trump. "Unë kam bërë shumë marrëveshje, por nuk i dihet”, tha ai./ Voa/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...