×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Erdogan bën gati 3 miliardë euro për Serbinë

E Enjte, 24 May 2018 13:02

Serbët e Bosnjës i kundërshtojnë planet e ndërtimit të autostradës Sarajevë - Beograd, për të cilën Turqia shprehet e gatshme të ofrojë 3 miliardë euro.

Ministri boshnjak i Komunikimit dhe Transportit, Ismir Jusko, pritet ta vizitojë Ankaranë tani shpejt, për të parë se cilat janë kushtet e saj në këmbim të një financimi të tillë, megjithatë Republika Serbe e ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë marrëveshjen.

Jusko thotë se një letër mbi qëllimet e të dyja vendeve u nënshkrua më 20 maj, e sërish Bosnja dhe Serbia ende nuk kanë vendosur sesi do të shkojë puna e rrugës, që duhet të lidhë kryeqytetet e të dyja vendeve.

Homologu i tij i Republikës Serbe, Nedjo Trniçiq, këmbëngul se institucionet boshnjake nuk kanë juridiksion mbi çështjen dhe se për këtë autostradë duhet të bien dakord të dyja entitetet e vendit, Republika Serbe dhe Federata Boshnjako-Kroate.

“Letra e firmosur nga Turqia dhe Bosnja nuk ka asnjë vlerë nëse nuk arrihet marrëveshja edhe me Republikën Serbe”, pretendon Trniçiç.

Ekspertët mendojnë se reagimi negativ i serbëve të Bosnjës ndaj paktit financiar me Turqinë është i motivuar politikisht e i pllakosur nga mungesa e ekspertizës. Premtimin për të ndihmuar lidhjen e dy kryeqendrave përmes një autostrade, presidenti turk Erdogan e bëri janarin e këtij viti, pas një takimi që pati në Stamboll me anëtarin e Presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviq, dhe kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiç.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...