Itali: Pa qeveri dhe ndoshta edhe pa president?

Hënë, 28 May 2018 09:30

Pas dështimit të përpjekjes për të formuar qeverinë e re në Itali, kreu i lëvizjes populiste Pesë Yje kërkoi shkarkimin e presidentit Sergio Mattarella.

Kreu i lëvizjes Pesë Yje, Luigi di Maio, tha në një intervistë televizive se do të kërkojë largimin e presidentit Mattarella bazuar në nenin 90 të Kushtetutës italiane. Pas kësaj në vend duhet të organizohen zgjedhje të reja. Neni 90 i kushtetues ofron mundësinë për ta paditur presidentin për tradhti të lartë ose shkelje të kushtetutës.

Presidenti italian Mattarella kishte shkaktuar më parë dështimin e formimit të një qeverie të përbërë nga nga Lëvizja Pesë Yje dhe nga partia e djathtë Lega, sepse kishte refuzuar të pranonte emërimin e Paolo Savonas si ministër të Ekonomisë dhe të Financave.

Paolo Savona shquhet për qëndrimin e tij euroskeptik dhe kritikat ndaj rregullave të Eurozonës. Pas kësaj kadidati për kryeministri Giuseppe Conte e dorëzoi mandatin e tij.
Shqetësim për një krizë të re të euros
Planet e aleancës së re qeveritare në Itali për shkurtime taksash, caktimin e një rroge minimale dhe projekte të tjera të shtrenjta, si dhe retorika antievropiane, i kishin shqetësuar BE-në dhe tregjet financiare. Ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë është tashmë e zhytur në borxhe me gati 132 për qind të prodhimit ekonomik. Pas Greqisë kjo është vlera e dytë më e lartë në Evropë.
Ligjet e Eurozonës përcaktojnë një nivel prej vetëm 60 për qind dhe që borxhi i ri vjetor të mos i kalojë tre për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Tani po përhapet frika se Italia mund të shkaktojë një krizë të re të euros. DW

kry.jpg

 

 

 

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 09:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...