Një emigrant nga Mali pasi shpëtoi jetën e një fëmije që rrezikontë të binte nga ballkoni shndërohet në heroin e ditës në Francë. Ngjarja nuk ka kaluar pa u venë re nga Presidenti frances Macron i cili priti 22 vjeçarin Mamoudou Gassama në pallatin Elize ku e falenderoi personalisht. Prej gjestit te tij spontan, emigranti tani do të marrë nënshtetësinë franceze e do t’i bashkohet repartit të zjarrfikësve.
Më herët falenderime i përcolli edhe kryetarja e bashkisë së Parisit Anne Hidalgo, e cila tha se Mamoudou kishte mbërritur nga Mali disa muaj me pare me shpresën e një jetë më të mirë në Francë.