Arrestohet babai ‘përbindësh’ pasi për 20 vjet me rradhë mbajti të mbyllur në një kafaz druri të birin.
Burri i quajtur Yoshitane Yamasaki nga Japonia, është 73 vjeç dhe pretendon që e ka mbajtur të birin në kafaz me arsyetimin që ai është me aftësi të kufizuara mendore. Arrestimi i 73 vjeçarit është bërë pasi një punonjës që kujdesej për të shoqen e cila është ndarë nga jeta disa muaj më përpara, njoftoi autoritetet përkatëse. Sipas mediave japoneze Yoshitane Yamasaki, e mbante mbyllur në një kafaz druri të birin që prej moshës 16 vjeçare.
Ndërkohë që bëhet me dije se pasi është nxjerrë nga kafazi, djali është dërguar në institucionet e mirëqënies sociale.