Incident i rëndë në Beograd: Filozofi francezo-izraelit Bernar Anri Levi është sulmuar dhe goditur!

Tuesday, 29 May 2018 16:40

Beqir SINA - New York

Serbia, nuk ka ndryshuar shumë, tha ai ,duke shtuar se megjithse kjo nuk i pëlqente disa miqëve të tij në Beograd.
BEOGRAD : Simbas, mediave sociale, thuhet se filozofi francez izraelit Bernar Anri Levi, është sulmuar sot në Qendrën Kulturore të Beogradit, kur është dashur të bisedojë me shikuesit pas shfaqjes së filmit të tij “Pesmegra”, pas shfaqjes së filmit të saj në kuadër të programit “Beldoksa".
Me rastin e shfaqjes së filmit të Levit në Qendrën Kulturore të Beogradit, pas projeksionit të tij, ka qenë Lëvizja "Ubico napusti Beograd" e cila ka prishur takimin duke akuzuar Naton dhe SHBA, që 18 vjet më parë bombardoi Beogradin në sulmet ajrore 78 ditore, tëcilat sollën përfundimin duke çliruar Kosovën dhe larguar Serbinë nga Kosova një her e përgjithmon.
Incidenti ndodhi, mbasi ai e pa të pamundur të vazhdojë bisedën me shikuesit ka kërkuar nga rojet e sigurisë, ta nderpresë komunikimin dhe personat qe tensionuan situatën të largoheshin nga salla .
Filozofi kontroverz izraelit me pashaport franceze, simbas rrjeteve sociale është goditur fillimisht nga një vajzë me tortë në fytyrë, ndërsa pasi ai ka filluar të flasë për publikun që e kishte parë filmin, një i ri u ngjitë në skenë dhe mbante një transparente ku ishte shkruar me të kuqe( bojë si gjak), në të cilën në anglisht thuhej ; "Bernar Levi ,mbështeti vrasjet imperialiste”.
Trasparenti i bardhë sa një çarçaf ishte shkruar nën firmën SKOJ dhe kishte të vizatuar simbolin komunist Drapër dhe Çekiç.
Drejtori i Qendrës Kulturore të Beogradit, Goran Markoviç, citohet të ketë thënë se takimi në këtë qender në Beograd, kishte për qëllim të bisedonte me Levi për filmin e tij, dhe incidenti ishte shumë i rëndë, si kurr më parë tha ai.
Levi simbas kamerave u ankua para medias dhe tha se incidenti ndodhi se këta të rinjë janë akoma me ide fashiste.
Pas incidentit, Levi, u kthye në sallë, dhe falenderoi publikun që e shikojë filmin e tij. Serbia, nuk ka ndryshuar shumë, tha ai ,duke shtuar se megjithse kjo nuk i pëlqente disa miqëve të tij në Beograd.
Ai ju drejtua përsëri auditorit duke thënë se : “Demokracia, ende nuk ka ardhur në Beograd, por disa që nuk dëshirojnë ta besojnë në këtë qytet, duhet ta dinë këtë”, tha Levi, duke thënë se ai është gjallë që sot të mbrohet me antifashizëm të mirëfilltë në Evropë".

Filoz.jpg

 

 

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 16:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...