Rreziqet me të cilat përballet Italia

Tuesday, 29 May 2018 19:46

Guvernatori i Bankës së Italisë ka paralajmëruar se vendi ishte “disa hapa larg” nga humbja e “pasurisë së besimit”, duke shënuar një ndërhyrje të rrallë nga banka qendrore në një krizë politike dhe që e vë theksin te rreziku me të cilin përballet Roma, ndërsa po shkon drejt zgjedhjeve të reja, shkruan Financial Times.

Ignazio Visco tha se çdo qeveri e re duhet të respektojë traktatet e BE-së, të cilat u vendosin shteteve të eurozonës kufinj të rreptë të borxhit dhe defiçitit, duke u bërë një kritikë e qartë dy partive të mëdha populiste që po udhëheqin në sondazhet e opinionit dhe të cilat kohët e fundit kanë vënë në pikëpyetje kufizimet e vendosura nga Brukseli.

“Rregullat e lojës mund të debatohen, madje edhe të kritikohen; ato me siguri mund të përmirësohen, “tha Visco në një fjalim vjetor mbi gjendjen e sistemit ekonomik dhe financiar italian. “Megjithatë, nuk mund të shpërfillim kufizimet kushtetuese: mbrojtjen e kursimeve, balancimin e llogarive dhe respektimin e traktateve”.

Visco foli të martën pasi investitorët përshpejtuan shitjen e aseteve italiane, ku obligacionet dy dyvjeçare të qeverisë, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj rrezikut politik afatshkurtër, morën goditjen më të rëndë.

Shitja përkeqësoi tensionet midis Brukselit dhe politikanëve populistë italianë, të cilët u përpoqën të formonin një qeveri koalicioni, përpara se të pengoheshin nga presidenti i vendit, Sergio Mattarella gjatë fundjavës.

Günther Oettinger, komisioneri i buxhetit i BE, shprehu shqetësimin se “javët e ardhshme do të tregojnë se zhvillimet në tregjet e Italisë, obligacionet dhe ekonominë do të shkojnë aq larg sa mund të bëhen një sinjal për votuesit që të mos votojnë për populistët e të djathtës dhe të majtës “.

Komentet e tij në median Deutsche Welle provokuan një reagim nga Matteo Salvini, kreu i Lidhjes Euroskeptike, i cili shkroi në mediat sociale: “Kjo është çmenduri, këta të Brukselit janë të paturpshëm”.

Donald Tusk, kryetari i Këshillit Evropian, u përpoq të qetësojë situatën, duke qortuar dukshëm z. Oettinger, duke shkruar: “Apeli im ndaj të gjitha institucioneve të BE: ju lutem respektoni votuesit. Ne jemi atje për t’u shërbyer atyre, jo për tu dhënë leksione atyre. ”

Klasa politike e Italisë po përpiqet ta çojë vendin në një rrugë të qëndrueshme drejt zgjedhjeve që mund të zhvillohen që në shtator, pasi z. Mattarella vuri veton ndaj përzgjedhjes së një ministri të financave që ishte euroskeptik dhe u propozua nga Lëvizja anti rrymë  Pesë Yje dhe Liga e djathtë. Kjo çoi në dështim të ofertës së tyre për të formuar një qeveri të re koalicioni. /Monitor/

Carlo Cottarelli, një ish-zyrtar i FMN, u mandatua si kryeministër i përkohshëm të hënën dhe do të paraqesë një listë të ministrave për të formuar një qeveri të përkohshme tek z. Mattarella të martën pasdite. Z. Cottarelli pritet të humbasë votëbesimin në parlamentin italian dhe të bëjë thirrje për zgjedhje të reja në shtator ose tetor.

Në fjalimin e tij vjetor, Visco kurrë nuk përmendi në mënyrë specifike Pesë Yje apo Ligën, të cilët mbeten dukshëm përpara partive kryesore në sondazhet  opinionit, respektivisht 29.5 përqind dhe 27.5 përqind. Por shumë nga paralajmërimet e tij ishin në drejtim të tyre, veçanërisht një nxitje për të reduktuar nivelet e mëdha të borxhit të Italisë.

Si Pesë Yjet ashtu dhe Liga kanë propozuar shkurtime të mëdha të taksave dhe plane për shpenzime, duke premtuar të reduktojnë borxhin vetëm përmes rritjes.

Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yje, përtëriti sulmet e tij ndaj z. Mattarella përpara një takimi publik në Napoli të martën në mbrëmje.

“Situata është shumë serioze, jashtëzakonisht serioze,” tha z. Di Maio. “Italianët kërkuan një qeveri që do të merrte një sërë masash për të ndryshuar jetën e tyre dhe në vend të kësaj Mattarella ka zgjedhur të dorëzojë fatin e vendit tonë tek një teknokrat”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...