Ja pse Spanja mund të mos organizojë Kampionatin Evropian të Peshëngritjes

Diel, 08 Prill 2018 20:12
foto ilustruese foto ilustruese

Mosnjohja e Kosovës si shtet i pavarur mund t'i kushtojë Spanjës, që rrezikon të humbasë të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për të rinjtë dhe nën-23-vjeçarët.

Spanja është një nga 5 vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, ndërsa vendet e tjera janë Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania.

Por, përsa kohë që Ministria e Sporteve në Spanjë nuk miraton zyrtarisht pajisjen me viza të peshëngritësve të rinjë dhe nën-23-vjeçarët, që duhet të mbahet në La Korunja në javën e fundit të tetorit, do të zhvendoset në një shtet tjetër.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, e cila ka sqaruar se po shqyrton kandidatura të tjera sa i përket vendeve organizatore të kësaj veprimtarie kontinentale.

Më herët, edhe pjesëmarrja e sportistëve të Kosovës në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 që mbahen në muajin qershor në Tarragona, ishte bërë çështje në mediat spanjolle.

Pjesëmarrja e ekipit të Kosovës në Spanjë, vendin që nuk e ka njohur Kosovën dhe pasaportat e saj, është argumentuar edhe një herë nga presidenti i Komitetit Olimpik të Spanjës, Alehandro Blanko, i ka bërë thirrje që sporti të mos përzihet me politikën.

Ky apel ka bërë efekt, pasi Spanja ka bërë një hap prapa dhe do t’i pajisë sportistët e Kosovës me viza. Pritet të shikohet nëse një gjë e tillë do të gjejë zbatim edhe në rastin e peshëngritjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...