Gazetari rus që u raportua një ditë më parë se ishte vrarë në banesën e tij në Kiev është gjallë. Kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës tha se gazetari rus dhe kritiku i Kremlinit, Arkady Babchenko, është ende gjallë, një ditë pasi autoritetet ukrainase njoftuan se ai është vrarë nga një person i armatosur në apartamentin e tij në Kiev.
Kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës tha se kishte ishte informacion rreth një planifikimi për vrasjen e gazetarit dhe është inskenuar vrasja e tij për të prishur komplotin.
“Dua të falënderoj familjen e tij dhe të gjithë ne dhe të përgëzoj Babchenko për ditëlindjen e tij të tretë”, tha Sergej Gritsak, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, në një postim në rrjetet sociale.
Vasyl Hrytsak tha se ‘vrasja’ është inskenuar për të ekspozuar agjentët rusë. Ai u tha gazetarëve se shërbimet ruse të sigurisë kanë urdhëruar vrasjen e Babchenkos.
Gazetari po ashtu u shfaq në një konferencë shtypi në televizionin ukrainas të mërkurën, duke thënë se raportet fiktive për vdekjen e tij ishin pjesë e një operacioni që ishte përgatitur për dy muaj.
Babchenko falënderoi Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës për shpëtimin e jetës së tij.
Policia e Kievit dhe zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Ukrainës thanë të martën se Babchenko është vrarë në një auto-ambulancë, në rrugën për në spital, pasi u qëllua në shpinë jashtë banesës së tij në Kiev.