Baza ajrore Tiyas është goditur gjatë natës në Siri. Si pasojë e këtij sulmi kanë humbur jetën 14 persona. Aeroporti ushtarak në afërsi të qytetit të Homsit u sulmua me raketa.
Detajet nuk janë bërë ende të ditura dhe nuk thuhet as kush është përgjegjës i këtij sulmi, që pason alarmin ndërkombëtar mbi një sulm të dyshuar kimik në qytetin e Doumas, që kontrollohet nga rebelët.
Presidenti amerikan, Donald Trump e cilësoi Presidentin sirian Bashar al-Assad një kafshë, duke paralajmëruar se ai, bashkë me aletatët, Iranin dhe Rusinë, do ta paguante shtrenjtë. Trump dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën premtonin një reagim të fortë dhe të koordinuar ndaj sulmit të supozuar.