Italia i rikthehet propozimit të parë për kryeministrin, sakrifikohet ministri anti-BE

E Enjte, 31 May 2018 20:03

Anti-establishmentët e 5 Yjeve Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini nga Lidhja, ranë dakord të formojnë një qeveri të re me profesorin e jurisprudencës Giuseppe Conte si kryeministër. Të dy udhëheqësit thanë se pas bisedimeve të enjten ka krijuar "kushtet" për një qeveri politike.

Të dy burrat u takuan të enjten në Romë për bisedime mbi qeverinë e re të mundshme, 88 ditë pas zgjedhjeve të 4 marsit.

Bisedimet thuhet se po përqendrohen në një post të ri të mundshëm për ekonomistin kundër euros, Paolo Savona, refuzimi i të cilit si ministri i ekonomisë nga presidenti Sergio Mattarella çoi në rrëzimin e ofertës së parë të formimit të qeverisë të dielën.

Giovanni Tria, president i Shkollës së Administratës Kombëtare, është ministri i ri i Ekonomisë, ndërsa Paolo Savona do të drejtojë politikat e Bashkimin Evropian.

Enzo Moavero Milanesi, ish-ministër i punëve të BE, do të jetë ministri i ri Jashtëm, thanë burimet, cituar nga Ansa.

contee.jpg

Kush është kryeministri i ri i Italisë

Giuseppe Conte, avokat i të drejtës private në Unniversitetin e Firenze-s, me përvoja ndërkombëtare në universitetet më me emër, që nga Yale, Cambridge dhe Sorbona.

Ai u zgjodh si një kandidat neutral, i pranueshëm për kompromis nga Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yje dhe Matteo Salvini, kreu i partisë Lega Nord.

Por kjo ishte një zgjedhje e çuditshme në shumë mënyra - Z. Conte është një pro eshtablishment, elitist, "teknokrat" akademik.

Ai do të ketë një sfidë të vështirë duke vepruar si ndërmjetës - Lidhja dhe Pesë Yjet ndryshojnë në disa çështje kyçe dhe personalitetet e liderëve të tyre janë shumë të ndryshëm.

Profesor Conte nuk është deputet, as anëtar i asnjërës prej partive, por thuhet se është afër Pesë Yjeve.

I njohur si një njeri me veshje serioze, me një dëshirë për xhaketa, mansheta dhe shami xhepi, 54 vjeçari është i ndarë nga gruaja e tij, me të cilën ka një djalë 10-vjeçar.

Ai ligjëron në Universitetin e Firences dhe Universitetin Luiss në Romë, ku jeton.

Në shtator 2001 ai kreu "kërkime shkencore" në Girton College, Kembrixh, sipas biografisë zyrtare të tij 12 faqesh.

"Në të kaluarën kam votuar për të Majtën. Sot, megjithatë, mendoj se kornizat ideologjike të shekullit të 20-të nuk janë më të përshtatshme " thotë ai.

I lindur në vitin 1964 në një fshat të vogël në rajonin jugor të Pulias, ai ka pasur një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe akademisë. /55news.al

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 20:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...