Policia në Meksikë zhduk njerëz

Premte, 01 June 2018 09:29

Meksika kërkoi bisedime urgjente me OKB pas një raporti që lidhte forcat e saj të sigurisë me zhdukje masive njerëzish në shtetin verilindor Tamaulipas.

Sipas raportit të OKB-së, të paktën 21 persona janë zhdukur që prej shkurtit pasi u ndaluan nga forcat e sigurisë në dhe rreth qytetit Nuevo Laredo. Po ashtu në Tamaulipas janë vrarë disa gazetarë, arsye për të cilën zyrtarë të OKB-së e përshkruajnë këtë shtet meksikan si zona e heshtur.

Qeveria meksikane tha se do të marrë masa që të ndalojë dhunën dhe të gjejë personat e zhdukur. Ajo gjithashtu i kërkoi më shumë informacione OKB-së. Kjo e fundit paraqiti të mërkurën raportin që dokumenton zhdukjen e të paktën 21 personave.

“Shumë prej këtyre njerëzve u ndaluan në mënyrë arbitrare dhe më pas u zhdukën pa bërë asgjë të keqe”, deklaroi komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut Zeid Ra’ad al-Hussein. Ai shtoi se është e tmerrshme që të paktën 5 prej të zhdukurve janë të mitur, tre prej të cilëve 14 vjeç.

Sipas OKB, fakti që të gjitha zhdukjet kanë ndodhur në një komunë brenda katër muajve është tronditëse. Por sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, të zhdukurit në Nuevo Laredo janë mbi 40. Që prej vitit 2006, kur qeveria meksikane i shpalli luftës krimit të organizuar, mbi 200 000 njerëz janë vrarë apo zhdukur. Fatkeqësisht kjo luftë nuk ka sjellë asnjë progres, pasi korrupsioni galopant dhe kultura e mosndëshkimit e ka përkeqësuar situatën dhe dhunës nuk i duket fundi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...