Si do të jetë dashuria në 2019? Jua tregon horoskopi

Saturday, 05 Janar 2019 15:47

Viti i Ri po vjen dhe parashikimet astrologjike nuk mund të mos na japin informacion të çmuar mbi dashurinë: dikush nuk mund pret orën që të mbyllet viti i vuajtjeve të brendshme dhe pritjeve të pafundme, dikush tjetër rri me idenë se më në fund do të vijë një pikë kthese në fushën sentimentale.

Për çdo shenjë zodiakale do të ketë aventura të reja dhe përvoja të reja që do të përjetohen nga dita në ditë.

Mbani zemrat tuaja lart: Horoskopi na ndihmon të pajtohemi me energjinë e yjeve të vitit 2019.

DASHI – Të zënë me angazhimet tuaja të punës, a do të gjeni kohën për dashuri në vitin 2019? Jupiteri me siguri do të favorizojë udhëtimet dhe zhvendosjet dhe do të jenë pikërisht këto raste, ku do të keni mundësi të mëdha për të bërë njohje interesante të reja.Planeti i Dashurisë do t’ju bëjë të ndieni nevojën për përkëdhelje dhe butësi në muajt janar, në fund të prillit, në gjysmën e parë të muajit maj dhe në nëntor. Do të ndiheni të tërhequr kryesisht nga njerëz paqësorë, të cilët nuk sjellin stres të mëtejshëm në jetën tuaj.

DEMI – Pasi keni kaluar një vit mjaft jobindës nga pikëpamja relacionale, jeni pothuajse të sigurt se 2019 nuk mund të keqësohet. Dhe me të vërtetë, zhgënjimi më në fund do të lërë hapësirë për shpresa të reja, të cilat do të gjejnë mundësi konkrete me tranzitin e favorshëm të Venusit në muajt maj, shtator dhe dhjetor.

Ju nuk do të jeni të kënaqur nga flirtimet e një mbrëmjeje apo histori pa një garanci për të ardhmen. Në të vërtetë, me Uranin në anën tuaj, do të ndjeheni mirë edhe në vetminë tuaj.

BINJAKËT – Jupiteri në opozitë në vitin 2019 ju fton në kujdes maksimal në marrëdhënie. Ju në fakt mund të idealizoni njerëzit që keni pranë jush, pastaj hapni befas sytë dhe kuptoni se gjithçka që keni imagjinuar nuk ekziston. Gjithashtu,

Neptuni do t’ju bëjë të ndiheni të tërhequr nga tema problematike dhe jo shumë të kristalta. Problemi i vërtetë është se nuk jeni mësuar me njerëz që ju vënë në lojë, sepse ajo është pjesë e kompetencës suaj. Venusi do t’ju ndihmojë në shkurt dhe korrik.

GAFORRJA – Gjatë gjithë vitit 2019 Saturni do të kalojë në kundërshtim me shenjën tuaj, duke ndikuar mbi të gjithë të lindurit e dekadës së dytë. Do t’ju kërkojë angazhime, refuzim dhe sakrifica. Vetëm historitë më të forta do të kenë sukses dhe do të duhet shumë fleksibilitet si nga ana juaj, ashtu edhe nga partneri/ja juaj.

Venusi do të favorizojë takime të reja në muajt prill, korrik dhe tetor, por, nëse jeni single, nuk do të jetë e lehtë t’ju kënaqësh. Plutoni, gjithashtu në opozitë, do t’ju vërë në optikën e të dashurit së gjithçkaje ose asgjëje.

LUANI – Nëse nuk i afroheni ju asaj, do të jetë dashuria që do t’ju afrohet ju në vitin 2019: Jupiteri premton një vit pasionesh dërrmuese dhe do t’ju bëjë të përjetoni histori intensive dhe të paharrueshme. Sfera seksuale do të përfitojë shumë nga transiti i saj dhe ju mund të rizbuloni një marrëveshje të nxehtë me partnerët tuaj nën çarçafë.

Nëse jeni një çift, dëshira për të bërë një fëmijë gjithashtu mund të lindë. Kush është single, nuk do të qëndrojë gjatë, pasi Venusi do të favorizojë takime të reja në janar, prill dhe nëntor.

VIRGJËRESHA – Me Saturnin dhe Plutonin që kalojnë fushën e dashurisë, viti 2019 nuk do të kalojë pa lënë asnjë shenjë në jetën tuaj të dashurisë. Do të ndiheni të tërhequr nga njerëzit magnetikë, shpesh më të rritur dhe më të pjekur se ju. Do të jetë viti ideal për të formalizuar marrëdhëniet që kanë nisur prej kohësh dhe meritojnë një rol më të rëndësishëm në jetën tuaj.

Vendimi i bashkëjetesës, megjithatë, do të jetë shumë i dhimbshëm. Për ata që janë single, fundi i verës do të jetë periudha më e favorshme për takimet romantike.

PESHORJA – Në 2019 ndoshta jeta sentimentale nuk do të jetë përparësia juaj, por, duke filluar nga marsi, do të jeni të lumtur të jeni në gjendje të lironi veten nga kundërshtimi i Uranit. Më në fund do të ndiheni të aftë t’u jepni më shumë siguri partnerëve tuaj, ose ndoshta do të jenë ata që t’ju japin ju.

Nëse jeni single, do të ndiheni shumë të ndikuar nga gjykimi i anëtarëve të familjes suaj, të cilët në disa raste do t’ju bëjnë pyetje të padrejta dhe të mërzitshme. Muajt më të mirë për të takuar dashurinë do të jenë marsi, qershori dhe shtatori.

AKREPI – Me Uranin në opozitë që nga marsi, viti 2019 renditet si një vit shumë i zënë për jetët tuaja të çifteve. Opsionet do të jenë si më poshtë: do të fejoheni me njerëz të qetë dhe të relaksuar, por të papriturat do të jenë rendi i ditës dhe nuk do t’ju lejojnë të shijoni kënaqësitë e të qenit bashkë.

Ose do të takoni njerëz të çmendur që do të shqetësojnë jetën tuaj dhe do t’ju kujtojnë se pa njëfarë çmendurie dashuria e humb shijen e saj. Tetori do të jetë muaji më i mirë për të zgjedhur!

SHIGJETARI – Jupiteri me siguri do të jetë aleati juaj kryesor gjatë gjithë vitit 2019 dhe, për shkak se zgjeron atë që gjen, do të rrisë ndjenjat tuaja ndaj partnerëve ekzistues ose atyre që do të keni fatin të takoni në muajt e ardhshëm. Venusi do t’i bëjë ditët veçanërisht romantike në janar, maj dhe nëntor.

Nëse dikush nuk ua kthen dashurinë tuaj, e konsideroni atë një mesazh fati: do të ketë takime të reja, më emocionuese dhe të lumtura për ju.

BRICJAPI – Me Saturnin në anën tuaj nuk do të shqetësoheni aq shumë sa të qëndroni vetëm, por në 2019 Urani ka plane të tjera për ju. Dashuria do të vijë papritmas në jetën tuaj dhe, edhe nëse ju e gjeni në mënyrë racionale vështirë ta besoni atë, mund të jeni protagonistët e dashurisë me shikim të parë! Por do të jetë e nevojshme të mënjanohet vetëqëndrimi dhe të transportohet nga fati.

Në dhjetor ju gjithashtu do të keni Jupiterin në anën tuaj, i cili do t’ju përmbushë ëndrrat tuaja. Shkurti, shtatori dhe dhjetori do të jenë muajt më fatlum!

UJORI – Në vitin 2019 Jupiteri do të konfirmojë prirjen tuaj për miqësi, të cilën shumë nuk do ta kuptojnë. Për ju nuk ka asgjë të gabuar në dashurimin e një personi pa seks ose marrëdhënie seksuale pa një përfshirje të nevojshme sentimentale. Ju do të ndiheni të lirë për të bërë atë që zemra juaj ju thotë.

Duhet të siguroheni që partnerët tuaj të mos vuajnë për shkak të këtyre marrëdhënieve të paqarta dhe të padefinuara. Venusi në shenjën tuaj në mars dhe në fund të dhjetorit, megjithatë, mund t’ju bëjë të bini me të vërtetë në dashuri!

PESHQIT – Me Neptunin në anën tuaj gjatë gjithë vitit, edhe në vitin 2019 ju mund të bini në dashuri me një person të ndryshëm çdo ditë. A nuk është koha që të bini në dashuri me veten? Jupiteri do të sjellë keqkuptime në jetën në çift, të lindur nga fakti se ju nuk do të jeni në gjendje të gjeni një kompromis të drejtë midis karrierës dhe jetës emocionale.

Miqtë e tu do t’ju japin këshilla më të mira. Venusi do t’ju japë mundësinë të takoni njerëz të rinj në muajt prill, korrik dhe tetor./InTv/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...