Horoskopi për ditën e diel, 17 shkurt 2019

Diel, 17 February 2019 08:46

Dashi
Ju duhet të përballeni me faktet dhe të zgjidhni problemet sa më shpejt që mundeni. Kjo është mënyra e vetme që ju mund t’i tejkaloni ato. Injorimi i realitetit të situatës nuk do t’ju ndihmojë.

Demi
Sot mund të karakterizoheni nga shumë energji krijuese, që ju bën të aftë të realizoni disa detyra të rëndësishme. Shprehni ndjenjat tuaja ndaj një personi që e pëlqeni prej kohësh.

 Binjakët

Kujdesi për miqtë tuaj dhe problemet e tyre ju bën një mik të mirë, por a janë prioritetet tuaja duke ndryshuar? Sot mendoni më shumë për gjërat që doni të ndryshoni në jetën tuaj. Në dashuri do të merrni lajme të mira.

Gaforrja
Sot do të karakterizoheni nga një ndjenjë optimizmi që ju bën t’i shikoni edhe të panjohurit si miq të afërm. Në çështjet e parave pritet të merrni lajme të mira dhe investimet do të jenë të favorizuara.

Luani
Ndërsa jeta juaj fillon të lidhet me dikë tjetër, ju mund të ndjeni një ndjesi gjithnjë e në rritje përgjegjësie ndaj këtij personi. Ju dhe natyra juaj bujare dhe e dhembshur dëshironi ta kontaktoni dhe ta ndihmoni atë që të bëjë rregullimet e nevojshme.

Virgjëresha
Me të gjitha kurthet që ju keni evituar kohët e fundit, a nuk mendoni se ka ardhur momenti që të organizoni një festë? Tërhiquni nga rutina juaj e përditshme dhe krijoni një ditë të veçantë sot.

Peshorja
Skena është gati për debutimin tuaj. Njerëzit që ju rrethojnë janë dashamirës ndaj jush dhe për këtë arsye nuk duhet të shqetësoheni për të bërë një përshtypje të mirë. Me paratë tregoni më shumë vëmendje.

Akrepi
Njerëz jo të zgjuar që thonë gjëra të pakuptimta do të jenë të gjithë rreth jush sot, duke ju bërë të ndiheni të argëtuar dhe jashtëzakonisht inteligjent gjatë gjithë ditës. Kjo ndjenjë e superioritetit mund të jetë një mjet i dobishëm në të gjitha ndërveprimet tuaja.

Shigjetari
Përpiquni të argëtoheni më shumë dhe të lini pas shqetësimet. Sot dita juaj do të jetë e mbushur me informacione të rëndësishme, që nëse i trajtoni siç duhet, mund të ndryshojnë jetën tuaj.

Bricjapi
Ju e dini se çfarë po bëni, prandaj mos hezitoni të merrni kontrollin dhe t’i shtyni gjërat në drejtimin e duhur. Fakti që ju i inkurajoni opinionet e njerëzve të tjerë është një nga cilësitë tuaja më të forta, por duhet të dini të vendosni një kufi.

Ujori
Dikush i afërt me ju prej një kohe të gjatë premton se do të ndryshojë, por ju nuk keni parë shumë prova për këtë deri sot. Në dashuri ndjeni një lloj zhgënjimi, por me pesimizëm nuk mund të sillni ndryshim pozitiv.

Peshqit
E gjithë vëmendja pozitive e miqve ju bën të ndiheni mirë, por mos lejoni që kjo t’ju bëjë arrogantë. Në punë mund të përballeni me disa probleme të vogla për shkak të disa personave që nuk ju mbështesin fort.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...