Parashikimi i fatit, e shtunë, 23 shkurt 2019

Saturday, 23 February 2019 08:37

DASHI

Nuk do t’ju lënë vetëm, madje as kur të vendosni të ndiqni instinktin tuaj dhe të jeni indiferentë ndaj të tjerëve. Shumë njerëz ju ndjekin sot, duke pasur dëshirë të madhe që të rrinë me ju.

DEMI

Pas disa zhgënjimeve sot do të mund të realizoni atë çka mendoni. Në ambientin e punës do të jeni dinamik e plot dëshirë për të vepruar. Në ambientin afektiv duhet të mbani premtimet e bëra. Një këshillë: vlerësoni atë çka kini…

BINJAKET

Do të përpiqeni të mos shfaqni sjellje kontradiktore, pasi mund të lëndoni një person që e doni shumë. Në ambientin e punës do të kini mundësi të rishikoni propozimet që ju janë bërë, për të mos qenë të shpërndarë.

GAFORRJA

Nëse jeni konfuzë e nuk dini si të reagoni, bëni mirë të planifikoni diçka, në mënyrë që ta ndiqni deri në fund. Në aspektin afektiv, partneri do të jetë mjaft xheloz duke ju shkaktuar një gjendje jo të mirë emocionale.

LUANI

Do të bëni hapa përpara në shumë impenjime që keni marrë përsipër. Në ambientin e punës do të gjeni një miqësi që do ju ndihmojë rreth disa problemeve të vogla. Në ambientin afektiv duhet të jeni më objektivë.

VIRGJERESHA

Mos u shfaqni shumë autoritarë. Kur ndiheni të stresuar dhe agresivë, përpiquni të ndaleni dhe prisni që dikush të ndërhyjë, duke marrë në dorë situatën. Besoni instinktin aty ku nuk hyn arsyeja.

PESHORJA

Nuk duhet të dekurajoheni pavarësisht pengesave që mund t’ju dalin rrugës, pasi kështu do të ecni përpara në profesionin tuaj. Në ambientin afektiv evitoni debatet me partnerin.

AKREPI

Do të jeni mjaft të tërhequr nga të rejat. Në ambientin e punës, do të mund të rikuperoni humbjet duke bërë hapa të vegjël po të sigurtë. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft të qartë e të sinqertë me partnerin tuaj.

SHIGJETARI

Do të jeni mjaft sociale e të disponueshëm drejt të tjerëve. Në ambientin e punës, inteligjenca juaj do të vlerësohet . Në aspektin afektiv duhet ti kushtoni më shumë vëmendje partnerit tuaj.

BRICJAPI

Do të keni një aftësi mjaft të madhe përqendrimi sot,duke përfituar nga mundësitë që do ju prezantohen. Në ambientin e punës dikush mund të vërë në provë idealet tuaja.

UJORI

Gjërat do të fillojnë të ecin ashtu siç dëshironi ju. Në ambientin e punës do të jeni të hapur ndaj propozimeve, duke dhënë kontributin tuaj. Në dashuri evitoni paragjykimet e vazhdoni marrëdhënien tuaj, ashtu siç ju dëshironi.

PESHQIT

Në ambientin e punës, do të bëni gjithçka vetë duke mos pranuar ndihmën e të tjerëve. Në aspektin afektiv do të kini mundësi të frekuentoni një person mjaft tërheqës, që ju pëlqen shumë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...