×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Zyrtare/ Konfirmohet prania e akullit në polet e Hënës

Premte, 24 August 2018 17:42

Është zyrtare. Sipas njoftimeve të fundit të Nasës më në fund mund të konfirmojmë prezencën e ujit të ngrirë në sipërfaqen e Hënës. Shkencëtarët kanë kërkuar për shenja uji për vite të tëra tek sateliti natyror i tokës, megjithatë nuk ishte gjetur asnjë gjurmë deri më tani. Ekipi i shkencëtarëve përdori “Moon Mineralogy Mapper” të Nasës për të zbuluar gjurmë specifike që provojnë se ka akull në sipërfaqen e Hënës.

Konkretisht uji i ngrirë gjendet në fund të disa kratereve që me sa duket kanë mbetur në hije për mijëra miliona vite, të lokalizuar në polet veri dhe jug të Hënës. Është e sigurt se shkencëtarët i kanë parashikuar për dekada këto “kurthe të ftohta” brenda kratereve të Hënës. Megjithatë këto zona super të ftohta ngrijnë ujin deri në atë pikë sa mund të ngrijnë edhe avujt e ujit. Kërkimet e mëpashme kishin treguar indirekt shenja të mundshme të akullit në sipërfaqe, por studime të tjera e kishin kundërshtuar duke shpjeguar se këto shenja mund të shpjegohen nga faktorë se sipërfaqja hënore reflekton dukuri të tjera.

Pjesa më e madhe e këtij akulli gjendet në hijet e kratereve në afërsi të poleve ku temperaturat më të nxehta nuk i arrijnë kurrë-121 ° C. Ky zbulim na mban gjallë shpresën për kolonizimin e këtij objekti planetar. Uji mund të jetë një hap kritik për ruajtjen e jetës njerëzore në Hënë. Për astronautët do të thotë më shumë se të pish ujë. Ndarja e ujit në hidrogjen dhe oksigjen mund të ushqejë potencialisht anijet që nga sipërfaqja e Hënës, pa i detyruar astronautët të kthehen në tokë për t’u furnizuar me lëndë djegëse për eksplorimet hapësinore shtesë.

Do të ishte hapi i parë për të ndërtuar një ekonomi hapsinore dhe me sipërmarrës si Jeff Bezos dhe Elon Musk që shpallin forma për të vendosur koloni hapsinore në planetë të tjerë dhe për të ikur nga toka zbulimi i ujit të ngrirë mund të jetë një sinjal premtues që ëndrrat mund të bëhen realitet. Shkencëtarët e Nasës kanë komentuar se do të vazhdojnë studimet në shumë zona hënore me shpresën për të gjetur se si u formua ky akull në satelitin tonë. / bota.al

Login to post comments