×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

35 thënie për jetën dhe psikologjinë nga filozofi Arthur Shopenhauer

Hënë, 16 Prill 2018 11:33

Arthur Schopenhauer (22 shkurt, 1788 – 21 shtator, 1860) ishte filozof gjerman.

 Ai më së shumti është i njohur për veprën e tij të famshme “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, e cila u botua në vitin 1818.

 Shkrimet e tij mbi estetikën, moralin dhe psikologjinë ushtruan ndikim të rëndësishëm mbi mendimtarët dhe artistët e shekullit XIX dhe XX.

arthur schopenhauer1460546147 1000

 

Ja një listë me 35 shprehjet e tij më të bukura:

 

1- Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instinktin seksual.

 2- Kur blini një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se po blini edhe kohën për ta lexuar atë.

 3- E gjithë e vërteta kalon nëpër tri faza. Së pari, ajo është e tallur. Së dyti, ajo është e kundërshtuar me dhunë. Së treti, ajo është e pranuar si vetë-evidente.

 4- Talenti godet një objektiv që askush tjetër nuk mund ta godasë; Gjeniu godet një objektiv që askush tjetër nuk mund ta shohë.

 5- Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.

 6- Një njeri mund të jetë vetja për aq kohë sa ai është vetëm.

 7- Çdo ditë është një grimcë jetë: çdo zgjim dhe ngritje është një grimcë lindje, çdo mëngjes i ri është një grimcë rini, çdo pushim dhe gjumë është një grimcë vdekje.

 8- Një njeri mund të bëjë atë që ai dëshiron, por nuk mund të dojë atë që ai dëshiron.

 9- Urrejtja është një çështje e zemrës; përbuzja është një çështje e kokës.

 10- Çdo njeri i merr kufijtë e fushës së tij të vizionit për kufij të botës.

 11- Vullneti minus intelekt përbën vulgaritet.

 12- Mërzitja është vetëm ana e kundërt e magjepsjes: të dyja varen në të qenit më shumë jashtë sesa brenda një situate, dhe njëra çon tek tjetra.

 13- Paraja është lumturia e njeriut në formën abstrakte; ai, pastaj, që nuk është më në gjendje të gëzojë lumturinë njerëzore në formën konkrete ua kushton veten krejtësisht parave.

 14- Mëshira është baza e moralit.

 15- Të mençurit kanë thënë gjithmonë të njëjtat gjëra, dhe budallenjtë, të cilët janë shumica, kanë bërë gjithmonë të kundërtën.

 16- Feja është kryevepra e artit të trajnimit të kafshëve, sepse i stërvit njerëzit se si ata duhet të mendojnë.

 17- Pasuria është si uji detit, sa më shumë kemi pirë, aq më shumë kemi etje. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për famën.

 18- Të jetuarit në vetmi është fati i të gjithë shpirtrave të mëdhenj.

 19- Njerëzit e Mëdhenj janë si shqiponja, dhe për të ndërtuar folenë e tyre iu duhet një vetmi e madhe.

 20- Burrat janë nga natyra thjesht indiferent ndaj njëri-tjetrit; por gratë nga natyra janë armike.

 21- Gjumi është interesi që ne duhet të paguajmë mbi kapitalin i cili quhet vdekje; dhe sa me e lartë norma e interesit dhe sa më rregullisht bëhet pagesa, aq më tej shtyhet data e shpagimit.

 22- Çdo komb përqesh kombet e tjera, dhe të gjithë kanë të drejtë.

 23- Arritjet më të mëdha të mendjes së njeriut janë pranuar përgjithësisht me mosbesim.

 24- Sa më i mençur është një njeri, aq më pak misterioze i duket atij ekzistenca.

 25- Ne humbim tri të katërtat e vetes në mënyrë që të jemi si njerëzit e tjerë.

 26- Miqtë dhe të njohurit janë pasaporta më e sigurt ndaj fatit.

 27- Është një fitore e qartë të sakrifikosh kënaqësinë në mënyrë që të shmangësh dhimbjen.

 28- Këmbëngulja është rezultat i vullnetit për të detyruar veten të futet në hapësirën e intelektit.

 29- Më e madhja marrëzi është të sakrifikosh shëndetin për çdo lloj tjetër të lumturisë.

 30- Në pjesën tonë monogame të botës, të martohesh do të thotë të përgjysmojmë të drejtat dhe të dyfishojmë detyrat e dikujt.

 31- Nuk ka asnjë dyshim se jeta na është dhënë, jo për ta gëzuar, por për ta tejkaluar, për ta kapërcyer.

 32- Nderi nuk fitohet, por vetëm nuk duhet humbur.

 33- Nëse ju doni të dini opinionin tuaj të vërtetë ndaj dikujt, shihni efektin e prodhuar tek ju me shikim të parë një letër e dërguar prej tij.

 34- Martirizimi është e vetmja mënyrë që një njeri mund të bëhet i famshëm pa pasur ndonjë aftësi.

 35- Fjala e njeriut është më e fortë se të gjitha metalet.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 14:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...