Një kompani private ruse, “S7 Space”, u ka bërë thirrje korporatave shtetërore, firmave tregtare dhe fillestarëve të fillojnë një projekt që synon krijimin e një aeroporti hapësinor orbital për transportin e ardhshëm ndërplanetar.
“Ne po fillojmë punën për të zbatuar projektin ‘Cosmodrome Orbital’. Për ta bërë këtë, ne jemi duke propozuar që të aplikojmë të gjithë përvojën e fituar nga programi i brendshëm hapësinor në misionet afatgjata.” – njoftoi “S7 Space” të martën nëpërmjet llogarisë së saj në “Facebook”.
Aeroporti i ri i hapësirës orbitale është vendosur të bëhet një element thelbësor për një sistem të transportit hapësinor ndërplanetar, sipas kompanisë. “Cosmodrome Orbital” thuhet se do të jetë e nevojshme për eksplorimin e thellë të hapësirës.
“Do të bëhet një qendër tranziti për riparimin dhe furnizimin me karburant të anijeve hapësinore ndërplanetare dhe satelitët tokësorë, një laborator kërkimor, një terren trajnimi dhe qendër turistike.” – thanë zyrtarët e kompanisë “S7 Space”.