Në një video të publikuar këto ditë në internet ka bërë xhiron e rrjetit pasi mësohet se një meteor ka goditur një kodër dhe gati e ka sheshuar atë. Kjo video është filmuar në një zonë të largët pranë lumit Bureya në rajonin e Khabarovskit të Lindjes së Largët të Rusisë.
Ajo tregon pjesë të mëdha të masës së tokës që bllokojnë plotësisht lumin e ngrirë. Toka vetë është e mbushur me pemë të rëna dhe e mbuluar me dëborë. Një person dëgjohet të thotë se pjesët e kodrës u shembën në lumë duke formuar një “digë” pasi u godit nga një meteor.