Aksidentet ajrore, ja sa viktima janë shënuar në vitin 2018

E mërkurë, 02 Janar 2019 19:54

Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit ka paraqitur një raport për aksidentet ajrore të regjistruara më 2018.

Sipas raportit 2018-ta pati një rritje të numrit të viktimave nga aksidentet ajrore krahasuar me vitin 2017

Në 2018 ishin 556 persona që humbën jetën në aksidentet ajrore krahasuar me 44 në vitin 2017.

Aksidenti më i rëndë ajror i 2018-ës ishte në tetor, kur një avion i Lion Air u rrëzua në Indonezi, duke vrarë 189 personat që ndodheshin në bord.

“Viti 2017 ishte viti më i sigurt në histori për kompanitë ajrore. Humbja e kontrollit është një shqetësim i madh për industrinë e aviacionit. Të paktën 10 nga 25 aksidente më të këqija në 5 vitet e fundit kanë si shkak kryesor humbjen e kontrollit,”-tha drejtori Harro Ranter.

Login to post comments