"4-7-8", zbulohet teknika që do ju vendosë në gjumë

E mërkurë, 16 Janar 2019 22:03

Nëse ndiheni sikur nuk mund të flini gjumë, ndoshta duhet të kontrolloni frymëmarrjen. Një ekspert ka zbuluar sekretin për të fjetur sa më shpejt vetëm duke bërë disa hapa të thjeshtë.

Eksperti përdor teknikën “4-7-8”, të cilën e shpjegon si qetësues natyral për sistemin nervor që do ju vendosë në gjumë për pak minuta.

Ideja është që të merrni më shumë oksigjen dhe të ngadalësoni mendimet dhe atëherë jeni gati për gjumë.

E gjithë kjo kërkon që ju të uleni të qetë për disa minuta para shtratit, duke alternuar në mes të frymëmarrjes së gojës dhe hundës.

Ngarkesa e madhe shkakton që shumë prej nesh të marrim frymë më pak se sa kuptojmë, falë qëndrimit të dobët dhe të qenit me të vërtetë i zënë.

Ja çfarë duhet të bëni në raste të tilla.

1-Vendosni majën e gjuhës në qiellzë dhe më pas nxirrni një tingull nga goja duke qëndruar në atë pozicion.

2-Më pas mbyllni gojën dhe merrni frymë me hundë për 4 sekonda.

3-Më pas mbani frymën për 7 sekonda dhe nxirreni me gojë duke nxjerrë sërish tingullin e parë. Bëjeni këtë gjë për 8 sekonda.

4-Përsërisni këto hapa 4 herë me rradhë.

Modifikuar më E mërkurë, 16 Janar 2019 22:15
Login to post comments