×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Brenda klinikës së torturës ku njerëzit homoseksualë “shërohen” duke u përdhunuar

Hënë, 16 Prill 2018 15:35

Një fotografe lesbike u fut në një klinikë në Ekuador ku njerëzit homoseksualë janë shtruar për tu ‘shëruar’ nga homoseksualiteti duke përdorur dhunën.

Të burgosurit rrihen dhe detyrohen të pastrojnë tualetet dhe madje disa i janë nënshtruar përdhunimit.

Paola Peredes, 31 – vjeçe, ishte regjistruar në klinikë nga prindërit e saj duke dashur ‘të kurojnë” vajzën e tyre, pasi ishte lesbike, por në fakt ajo kishte hyrë në klinikë për të zbuluar diçka më të madhe.

Peredes fotografoi skena nga klinika, përcjell tvklan.al, e cila në dukje ishte një qendër e trajtimit të personave që ishin të droguar dhe alkoolizuar, por në realitet shërbente për qëllime shumë të errëta.

Ajo pas tmerrit që pa në klinike ka ndërmarrë një fushatë për të luftuar kundër klinikave të kësaj lloj natyre, ku torturohen dhe përdhunohen njerëz.

Ajo kishte një minikamer të fshehtë ku regjistronte zërat e personave që ishin në klinikë.

Peredes ka thënë se, në Ekuador ekzistojnë rreth 200 objekte për “kurimin ‘e burrave dhe grave” transeksuale dhe homoseksualë.

“Për fat të keq, shumica e këtyre qendrave mbeten të hapura për shkak se janë maskuar si objekte të trajtimit për alkoolistët dhe të varur nga droga”.

“Kur dëgjova për ekzistencën e këtyre klinikave, ndjeva nevojën për të rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje. Në fillim, nuk ishte e lehtë, këto klinika janë klandestine dhe kamerat brenda janë të ndaluara”.

“Për muaj, kam intervistuar viktimat dhe kam mbledhur histori të abuzimit dhe poshtërimit. Një nga gjërat më të rëndësishme që kërkuan viktimat ishte të mbetet anonim. Kjo, ishte një nga arsyet pse zgjodha të përdorja veten si protagonist i imazheve”, ka thënë 31- vjeçarja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...