Pse ju largohen punojnësit më të mirë? Ja 8 arsyet

Hënë, 16 Prill 2018 17:36

Është e vështirë të mbani punonjësit më të mirë, por nuk duhet të jetë kështu. Pjesa më e madhe e gabimeve që bëjnë kompanitë mund të shmangen lehtësisht. Kur ju gaboni, punonjësit më të mirë janë të parët që largohen, pasi kanë më shumë mundësi.

Një sondazh i CEB gjeti se një e treta e punonjësve më të zotë ndihen të paangazhuar nga punëdhënësi i tyre dhe janë në kërkim të një punë të re.

Kur një punonjës i mirë largohet nga kompania juaj, ai nuk e humb interesin e tij menjëherë. Interesi i tij fillon të zbehet ngadalë. Michael Kibler, i cili ka kaluar një kohë të gjatë në karrierën e tij duke studiuar këtë fenomen, i referohet si broënout*. Ashtu si yjet e vdekura, edhe te punonjësit më shembullorë, zjarri i tyre për punën shuhet ngadalë.

“Në pamje të jashtme, duket se gjithçka shkon mirë: ata punojnë me orë të gjata, kontribuojnë në punën e skuadrës, thonë gjërat e duhura në takime. Megjithatë, ata veprojnë në një gjendje të heshtur mbingarkese të vazhdueshme, dhe pasoja e parashikueshme është mosinteresimi.

Në fund, për të shmangur broënuot dhe për të mbajtur punonjësit më të aftë, kompanitë dhe drejtuesit duhet të kuptojnë se çfarë po bëjnë dhe si ndikon kjo gjë në humbjen e interesit.

1.Ata bëjnë shumë rregulla koti

Kompanitë kanë nevojë për rregulla – kjo është normale – por nuk duhet të jenë dritëshkurtra në krijimin e rendit.

Disa rregulla të panevojshme i çmendin punonjësit më të mirë. Kur punonjësit e aftë ndihen sikur Big Brother po i vëzhgon ata do të gjejnë një vend tjetër për të punuar.

2.Ata i trajtojnë të gjithë njësoj

Ndërkohë që kjo taktikë është efikase për fëmijët në shkollë, vendi i punës duhet të funksionojë ndryshe. Trajtimi i punonjësve njësoj u tregon punonjësve më të mirë se, pavarësisht performancës së tyre, ata do të trajtohen njësoj me atë që nuk bën asgjë dhe me padurim pret orën që të ikë nga puna.

3.Ata tolerojnë performancën e keqe

Thuhet se në një grup xhazi, banda luan mirë po aq sa artisti më i keq; sado të aftë të jenë disa punonjës, çdokush dëgjon “artistin më të keq”. E njëjta logjikë është edhe për kompaninë. Kur ju toleroni performancën e keqe pa pasur ndëshkime, ata do të tërheqin edhe të tjerët pas vetes, veçanërisht punonjësit më të mirë.

4.Ata nuk i njohin rezultatet e arritura

Është e thjeshtë të nënvlerësosh një rezultat të arritur në kohën e duhur, veçanërisht me punonjësit më të mirë që janë të motivuar. Të gjithëve u pëlqejnë lavdërimet, askush më shumë se sa atyre që punojnë me ndershmëri dhe japin maksimumin. Vlerësimi i rezultateve pozitive tregon se ju po i kushtoni vëmendje. Drejtuesit kanë nevojë të komunikojnë me punonjësit për të kuptuar se çfarë i bën ata të ndihen mirë (për disa është një rritje në detyrë, për të tjerë një njohje e meritave në publik) dhe t’i shpërblejnë për një punë të bërë mirë.

5.Ata nuk kujdesen për njerëzit

Më shumë se gjysma e njerëzve largohen nga puna për shkak të marrëdhënies me drejtuesin e tyre. Kompanitë e zgjuara sigurohen që drejtuesit të dinë të balancojnë anën profesionale me atë personale. Këta drejtues i përgëzojnë punonjësit për suksesin e arritur, tregojnë ndjeshmëri për ata që janë duke kaluar kohë të vështira dhe i sfidojnë ata. Drejtuesit që nuk kujdesen për punonjësit e tyre do të kenë largime të shpeshta të stafit të tyre. Është e pamundur të punosh për dikë tetë orë ose më shumë kur ata nuk janë të përfshirë personalisht dhe nuk u intereson për asgjë tjetër veçse për punën tuaj.

6.Nuk u tregojnë njerëzve vizionin

Mund të duket e mjaftueshme që thjesht t’i ngarkosh punonjësit me detyra dhe të ecësh përpara, por të mos u tregosh vizionin është një shkak që punonjësit më të aftë do të largohen. Kur atyre nuk u tregohet “piktura e madhe”, ata do të ndihen të tjetërsuar dhe pa një qëllim. Pa një qëllim, ata do të gjejnë një të tillë dikur tjetër.

7.Ata nuk i lënë punonjësit të ndjekin pasionet e tyre

Google u kërkon punonjësve t’u kushtojnë të paktën 20 për qind të kohës të bëjnë “atë që besojnë se do t’i sjellë përfitime Google”. Këto projekte pasioni japin një kontribut të rëndësishëm në produktet e Google si Gmail dhe AdSense, ndikimi i tyre më i madh është në krijimin e Googlers (punonjës) të angazhuar. T’u ofrosh atyre mundësinë për të ndjekur pasionin e tyre përmirëson produktivitetin dhe kënaqësinë në punë. Por, për fat të keq, shumë drejtues duan që punonjësit e tyre të punojnë brenda një kutie të vogël. Këta drejtues frikësohen se produktiviteti zvogëlohet nëse ata ndjekin pasionet e tyre. Kjo frikë është e pajustifikueshme. Studimet kanë treguar se tek njerëzit që ndjekin pasionin e tyre, niveli i euforisë është pesë herë më i lartë se sa të tjerët.

8.Ata nuk i bëjnë gjërat argëtuese

Njerëzit nuk japin maksimumin e tyre në punë nëse ata nuk kënaqen dhe argëtimi është një nga mbrojtësit kryesorë kundër broënout. Kompanitë më të mira e njohin rëndësinë që t’i lënë punonjësit të kënaqen. Google për shembull ka bërë gjithçka është e mundur duke krijuar hapësira argëtuese për punonjësit. Ideja është e thjeshtë: sa më argëtuese puna, aq më i lartë produktiviteti, dhe aq më shumë orë punonjësit do të kalojnë në punë.  /Monitor.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...