Zakonisht për festa gjejmë në pemën e Krishtlindjes dhurata që na bëjnë të lumtur. Por nuk ka rezultuar kështu për këtë grua.
Leanne Chapman pasi u kthye në shtëpi me partnerin e saj zbuloi një piton gjigant në pemën e saj të vendosur në verandë.
Gruaja u frikësua fillimisht kur pa gjarprin 3 metra që po qëndronte në degët e pemës.
Chapman tha se partneri i saj po qëndronte i mbështetur në pemë duke parë zogjtë, pa vënë re zvarranikun.
Kur ktheu kokën prapa kuptoi se nuk po mbështetej në pemën e Krishtlindjes por tek gjarpri.
Çifti e la pitonin vetëm në pemë dhe gjatë natës zvarraniku u largua vetë.
“Nuk e shqetësuam. Qëndroi aty për disa orë të mira, ndërsa ne po e shikonim përmes dritares,”- tha ajo.
Vetëm kur u largua nga pema çifti kuptoi sesa i madh ishte në fakt gjarpri.
"Në të vërtetë ishte shumë bukur ta shikoja kaq afër sepse nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë,"- shtoi Chapman.