Më në fund një studim i cili tregon, përsë ndjehemi kaq mirë me miqtë tanë, sa ndonjëherë na duket sikur na lexojnë çdo mendim, e nuk kemi nevojë të flasim, sepse na kuptojnë pa hapur gojën.
Epo Doktori Carolyn Parkinson ishte i pari i cili hodhi idenë për të marrë në pyetje shumë çifte njerëzish dhe doli në përfundimin se dy miq të mirë kanë të përbashkët edhe të njëjtat valë truri.
Ai i bëri rezonancë magnetike për të studiuar më në brendësi dhe për të parë reagimin e valëve të trurit në rastin kur ato ishin duke parë ndonjë klip, ose ndonjë ndeshje.
Në një intervistë për Neë York Times Parkinson u shpreh : Rezultet sugjerojnë se miqtë mund të jenë të ngjashëm në mënyrën se si i kushtojnë vëmendje dhe si e konsiderojnë botën përreth. Përgjigjet nervore( valët) të regjistruara gjatë studimit treguan se dy shokë reagonin njësoj ndërsa të tjerë s’kishin lidhje me njëri-tjetrin, reagonin ndryshe.
Ky studim ka treguar fuqinë e vërtetë të miqësisë ndërsa gjetjet e botuara nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts deklarojnë se vetëm gjysma e miqësive janë të vërteta.