×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Pushime “komuniste”/ Suita luksoze në të cilën Stalini dhe Mao Ce Dun duket sikur janë ende gjallë

Diel, 22 Prill 2018 20:11

Nuk ka dyshim që kjo është një suitë luksoze, por për shumë mund të jetë e vështirë kalimi edhe i një nate të vetme në të, madje i papërballueshëm.

Një rezidencë luksoze në Londër, ku një natë kushton duke filluar nga 2,000 euro, jepet me qira.

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por ajo që e bën këtë rezidencë jo vetëm të çuditshme, është fakti se muret e saj janë dekoruar me postera gjigantë të Stalinit dhe Mao Ce Dunit.

Rezidenca ndodhet në një nga lagjet më të preferuara në Harrods Brompton Square V, ku ndodhen edhe disa prej dyqaneve me markat më të mira sot për sot në treg, si Gucci, Ralph Lauren, Burberry, Fendi etj.

Një poster gjigant i Stalinit ndodhet në murin e dhomës së ndenjjes. 22 objekte të tjera, të cilat duken se kanë dalë nga historia dekorojnë këtë rezidencë.

Dy tablo gjigante të Mao Ce Dun, një pikturë tjetër po gjigante e Karl Marksit, dhe disa të tjera më të vogla të Leninit gjenden kudo nëpër ambientet e rezidencës.

Disa objekte të tjera, të cilat tërheqin vëmendje e turistëve që e kanë vizituar rezidencën, janë ato të një zebre të balsamosur të përmasave reale, e cila qëndron në krye të shkallëve të dhomës së ndenjjes.

Piktura të Muzeut të Victoria & Albert, të Muzeut të Shkencës dhe atij të Historisë gjenden gjithashtu në këtë shtëpi.

Një tjetër objekt që të tërheq vëmendjen është edhe kabina e dushit në formë kafazi dhe disa dërrasa të zeza të vjetra që janë varur në muret e kuzhinës.

Rezidenca është ideale për dy persona dhe është hapur për të gjithë ata që do të duan ta rezervojnë që prej 2 marsit të këtij viti.

Login to post comments