Agjencia e OKB-së për Mjedisin thotë se tre vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat në historinë e regjistruar të motit.
Organizata Metereologjike Botërore thotë se 2016-a ka qenë viti më i nxehtë, për shkak të pasojave ngrohëse të ciklit klimatik El Nino, ndërsa 2017-a ishte viti më i ngrohtë, edhe pa efektin e El Ninos.
Gjithashtu, temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës vitin e kaluar ishte 1,1 gradë celsius mbi nivelet e para Revolucionit Industrial të viteve 1750-1850.
Këto përfundime bazohen tek të dhënat e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të Shteteve të Bashkuara, Administrata amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës, Zyra Metereologjike e Britanisë, Qendra Europiane për Parashikimin e Motit dhe Agjencia Metereologjike e Japonisë.
NASA thonte në Twitter se 2017-a, viti i dytë më i nxehtë në Tokë, “ishte vazhdim i një prirjeje disa-dekadëshe me ngrohje të motit dhe se 2017 dhe 2018, vitet më të nxehta që nga 2001-i.
Ngrohja e motit në shkallë globale ka nxitur paralajmërimet e ekspertëve, se planeti ynë po i afrohet kufirit të caktuar në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015, e cila bën thirrje për kufizimin e ngrohjes globale nën kufirin e dy gradëve Celsius.
Vendimi i Presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit e ka shqetësuar komunitetin botëror dhe i ka ndërlikuar përpjekjet e përbashkëta për të vepruar.