Keni dëgjuar me qindra metoda se si të rrisni produktivitetin tuaj, nga ushqimet që duhet të konsumoni e ndoshta deri tek dozat e vogla të drogave që mund t’ju ndihmojnë.
Mos e torturoni veten, kur shumë lehtë mund të ndiqni shembullin e sipërmarrësve më të suksesshëm të cilët produktivitetin e kanë të natyrshëm.
Këto janë 4 zakonet e produktivitetit që kanë ndihmuar Jeff Bezos, Bill Gates dhe Elon Musk t’i japin emër vetes.
Lajmi i mirë është që këto zakone janë të thjeshta dhe secili prej nesh mund ti zbatojë.
1. Ata i japin prioritet emailit
Bill Gates përdor tre monitorë për të mos humbur asnjë mesazh gjatë ditëve të tij në Microsoft. Në një ekran shfaqej e-maili i tij i ardhshëm, në një tjetër ai që lexonte dhe në ekranin e tretë kishte broëser e tij në rast se ai do të kishte nevojë të lidhte ndonjë link ose dosje.
Themeluesi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, krenohet me mënyrën e tij të thjeshtë të përdorimit të email-it për të bërë gjërat. “Kudo që të jetë e mundur unë përpiqem të komunikoj asinkron,” tha ai në një intervistë me Mashable. “Unë jam shumë i zoti kur vjen puna te emaili.”
Ndërkohë, Jeff Bezos është i njohur për dërgimin e email-eve në ekipin e tij vetëm me një pyetje, për ankesat e përdoruesve të pranuara në llogarinë e tij publike This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.. Kjo praktikë lejon që CEO i Amazon të delegojë çështje tek menaxherët e duhur pa shpenzuar shumë kohë.
2. Ata nuk drejtojnë mbledhje pa rezultate
Në librin “Business @ the Speed of Thought” të publikuar në vitin 1999, Bill Gates shkruan: “Mbledhjet e mira janë rezultat i përgatitjes së mirë.” Ai thotë se ju duhet të dërgoni me email dokumentet ose temat që do të trajtohen paraprakisht, në mënyrë që njerëzit të analizojnë çështjet që do të diskutohen në mbledhje. Në këtë mënyrë ju do të trajtoni problemet, dhe jo thjesht t’i prezantoni ato.
Jeff Bezos përdor rregullin me dy pica për të drejtuar takime efektive. Thuhet se ai asnjëherë nuk organizon takime atëherë kur dy pica nuk mjaftojnë për të ushqyer të gjithë dhomën. Sa për Elon Musk, një ish-punonjës zbuloi në Quora se ai i pyeste punonjësit në mënyrë të drejtpërdrejtë përse ata ishin pjesë e takimit nëse nuk kanë folur asgjë.
Shpjegimi është se takimet janë më produktive kur pjesëmarrësit janë të interesuar për të, edhe nëse ata japin një informacion ose implementojnë një zgjidhje.
3. Ata flenë aq orë sa e kanë të nevojshme
Shtetet e Bashkuara humbasin deri në 411 miliardë dollarë në GDP në vit për shkak të gjumit të pamjaftueshëm, sipas një studimi të vitit 2016 të kryer nga Korporata Rand, një organizatë jofitimprurëse. Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në aftësinë e trurit tuaj për të përpunuar informacionin dhe sjell pasoja negative në produktivitetin tuaj.
Rekomandohet që të flini mes shtatë dhe nëntë orë çdo ditë për të qenë energjik, por disa specialistë të gjumit, si Dr Michael Breus, thonë se secili prej nesh ka nevoja të ndryshme.
Për shembull, Bill Gates thotë se ka nevojë për 7 orë gjumë, Jeff Bezos fle 8 orë dhe Elon Musk ja del me 6 ose 6.5 orë.
Megjithatë, të gjithë pajtohen se kanë nevojë për 7-8 orë të plota për t’u ndjerë të aftë të përballojnë ditën. Vëzhgoni se sa orë pushimi i nevojitet trupit tuaj dhe sigurohuni që ta respektoni atë.
4. Ata stërviten
Ju mund të llogarisni produktivitetin në rritje midis shumë përfitimeve të stërvitjes. Studimet kanë treguar se aerobia, në mënyrë specifike, ndihmon në përmirësimin e aftësive të kujtesës dhe të të nxënit. Të tre sipërmarrësit – Jeff Bezos, Elon Musk dhe Bill Gates – e kanë stërvitjen pjesë të rutinës së tyre. Bezos dhe Musk zgjedhin peshëngritje dhe kardio, ndërsa Gates preferon vrapin në pistë, ndonjëherë duke parë emisione edukative.