×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Studimi/ Nëse jeni përtacë, jeni inteligjentë

E mërkurë, 25 Prill 2018 20:14

Nëse nuk po bëni asgjë dhe ndiheni të padobishëm, mos mendoni negativisht për veten tuaj. Mbase truri juaj po mendon gjëra të mëdha.

Disa studime të bëra së fundimi thonë se njerëzit me IQ të lartë, mërziten shpejt. Kërkimet gjithashtu hedhin hipotezën se njerëzit energjikë, të cilët kalojnë më shumë kohë në palestër, e ndjejnë gjithmonë të nevojshme ta mbajnë mendjen të stimuluar me aktivitet të tepërt. Pra, ata tipat e palestruar që i shohim të kalojnë rrugës, kanë një nevojë serioze për stimulim psikik. Ndërkohë që gjithë dembelët atje jashtë mund të rehatohen dhe  të mos i vrasi më ndërgjegja.

Studimi u zhvillua në Florida me një grup studentësh. Pjesëtarëve ju bë një  pyetësor se sa shumë i mbështesin pohime të caktuara, si psh.: “Mua më pëlqen të angazhohem në projekte të reja” ose  “Unë punoj sa më pak të jetë e mundur”.

Pjesëtarët u ndanë në 30 ‘medimtar’ dhe 30 ‘jo-mendimtar’, kurse aktiviteti fizik u mat gjatë javës ne vijim me anë të një pajisje elektronike dore. Të dhënat përfundimtare, treguan se grupi i inteligjentëve ishtë shumë më pak aktiv se grupi tjetër. Kjo na bën të supozojmë se grupi më inteligjent, thjesht ka qenë ulur duke studiuar ndërkohë që të tjerët dilnin për t’u argëtuar.

Login to post comments