Twitter u kërkon ndërrimin e fjalëkalimeve 336 milion përdoruesve, rrezik hakerimi

Premte, 04 May 2018 15:34

Twitter kërkoi nga 336 milion përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre sa më parë pas zbulimit të një problemi teknik i cili ruante fjalëkalimet të paenkriptuara në sistemet e brendshme të kompanisë.

Kompania tha se problemi ishte zgjidhur dhe nuk kishte pasur informacion për ndonjë sulm kibernetik por ju sugjeroi përdoruesve të ndërronin fjalëkalimet.

Zakonisht kompanitë me praktika të mira sigurie ruajnë fjalëkalimet në një formë që nuk lexohen.

Në këtë rast fjalëkalimet maskohen me një teknikë të quajtur “hashing” duke zëvendësuar me numra dhe germa rasti kur ruhen në sistemet e brendshme, njofton PCW.

Duke qenë se ka pasur një problem teknik kjo praktikë nuk ka funksionuar siç duhet.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 17:07
Login to post comments