×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

50 thënie nga Niçe për t’i parë gjërat nga një këndvështrim tjetër

Premte, 01 June 2018 21:36

Filozofi gjerman, Fridrih Niçe ka qenë një prej mendjeve më të mëdha që ka jetuar ndonjëherë mbi këtë planet. Idetë e tij filozofike transformuan botën e filozofisë, duke e ngritur një nivel më lartë.

Fridih Niçe vdiq më 25 gusht 1900, në moshën 56-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi shkrimesh të shkëlqyera, pasojat dhe ndikimi i të cilave doli në dritë vetëm në shekullin XX. Jeta e tij qe e mbushur me kontraste të thella. Ndonëse gjyshi dhe babai i tij ishin priftërinj luteranë, ai u bë lajmëtari i mendimit se “Zoti ka vdekur”. Ai u edukua në një mjedis të mbisunduar kryesisht nga femra e, megjithatë, mbrojti filozofinë më mashkullore, atë të mbinjeriut.

Fridih Niçe vuri në diskutim pothuajse të gjithë siguritë e epokës së tij: besimi tek Zoti, besimi në progresin e shkencës dhe respektin për vlerat e moralit. E gjithë kjo, thoshte, është një iluzion: bota ecën përpara pa kuptim, në mënyrë kontradiktore dhe irracionale. Vlerat e të mirës dhe të keqes janë një shpikje dhe nuk duhen respektuar. Përkundrazi, njeriut duhet të bëhet protagonist i jetës së tij, duke ushtruar vullnetin e tij të lindur, duke përfshirë dominimin mbi më të dobëtit.

“Zoti ka vdekur”

Këtë pohim e shprehu me zërin e një personazhi që e quajti “I çmenduri” dhe më vonë në gojën e një karakteri tjetër “Zarathustra”.

Megjithatë, kuptimi i vërtetë i shprehjes “Perëndia ka vdekur” shpesh ngatërrohet për një pohim ateist.

“I vdekur” është metaforike në këtë kontekst, do të thotë se besimi në Perëndinë e krishterimit është i lodhur, i ka kaluar koha dhe në rënie. Perëndia ka humbur si qendra e jetës dhe burimeve të vlerave.

Ja 50 prej citimeve më të fuqishëm të Niçes, që shërbejnë për të hapur mendjen, dhe për të parë gjërat nga një këndvështrim krejt tjetër:

1- Nuk ka fakte, vetëm interpretime

2- Njerëzit kërkojnë liri vetëm kur nuk kanë pushtet.

3- Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet.

4- Duhet ta konsiderojmë të humbur, çdo ditë gjatë të cilës nuk vallëzojmë të paktën një herë.

5- Nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e miqësisë, që i bën martesat të palumtura.

6- Gjithmonë ka nga pak çmenduri në dashuri. Dhe gjithmonë ka nga pak arsye në çmenduri.

7- Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën, sepse nuk duan që t’u shkatërrohen iluzionet e tyre.

8- Kushdo që lufton monstrat, duhet të bëjë kujdes, që ndërkohë të mos shndërrohet edhe vetë në një monstër. Dhe nëse ia ngul sytë për një kohë të gjatë humnerës, edhe humnera do të t’i ngulë sytë ty.

9- Duhet të kesh kaos brenda vetes, për t’i dhënë jetë një ylli që vallëzon.

10- Ti ke rrugën tënde. Unë kam rrugën time. Sa për rrugën e drejtë, rrugën e duhur, dhe rrugën e vetme, ajo nuk ekziston.

11- Pa muzikë, jeta do të ishte një gabim.

12- Dhe ata që u panë të vallëzojnë, u menduan se ishin të marrë, nga ata që nuk mund ta dëgjonin muzikën.

13- Në parajsë, të gjithë njerëzit interesantë mungojnë.

14- Fjalët janë vetëm simbole për marrëdhënien e gjërave me njëra-tjetrën dhe me ne; ato nuk prekin askund, të vërtetën absolute.

15- Individit i është dashur gjithmonë të luftojë, për të mos u vënë poshtë prej fisit. Nëse e provon, do të jesh shpesh herë i vetmuar, dhe ndonjëherë i frikësuar. Por, asnjë çmim nuk është asnjëherë shumë i lartë, për privilegjin e zotërimit të vetvetes.

16- Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë.

17- Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më.

18- Ah gratë. Ato i bëjnë lartësitë më të larta dhe ultësirat më të sheshta.

19- Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme.

20 –  Mënyra më e mirë për të korruptuar një të ri është ta udhëzosh të ketë mendim më të lartë për ata që mendojë si ai se sa ata që mendojnë ndryshe.

21 – Çfarë është djallëzi. Çfarëdo që del nga dobësia.

22 – Shumë janë kokëfortë në kërkim të rrugës që kanë zgjedhur, pak në kërkim të qëllimit.

23- Arma më e mirë kundër një armiku është një tjetër armik.

24- Avantazhi i një kujtese të keqe është se mund të shijosh disa herë të njëjtën të mirë si për herën e parë.

25- Nuk vritet me zemërim, por me buzëqeshje.

26- Jeta mbaron aty ku fillon “mbretëria e Zotit”.

27- A është njeriu një prej gabimeve të Zotit, apo është Zoti një prej gabimeve të njeriut?

28- Një shëtitje e rastit në pavionin e të çmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjë.

29 – Në dashurinë e vërtetë është shpirti që përqafon trupin.

30- Nëqoftëse të gjitha lëmoshat do të jepeshin për mëshirë, të gjithë të uriturit do vdisnin urie. Shpërndarja me e madhe e lëmoshave ndodh për shkak të frikës.

31- Më mirë të biesh në duart e vrasësit se në ëndrrat e gruas epshore.

32- Kush ka një “SEPSE” kalon çdo “SI”.

33- Kujtesa më thotë se unë e kam bërë këtë gjë, krenaria më thotë se s’e kam bërë: më në fund kujtesa lëshon pe.

34- Koha ime nuk ka ardhur akoma, disa lindin para kohe.

35- Gjithçkaje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën.

36- Nuk ka njeri më komik se filozofi i martuar.

37- Martesa, kështu quaj dëshirën e dyshes që dëshirojnë të shndërrohen në një, por do të bëhen më shumë se dy.

38- Njeriu gjithmonë ka dhe mund të bëjë punë më të rëndësishme se sa të martohet.

39- Rrëfimi. E harrojmë gabimin kur i rrëfehemi dikujt, zakonisht ai dikushi nuk e harron.

40- Ndëshkimi është bërë për të përmirësuar atë që ndëshkon.

41 –Gruaja duhet të jetë lodër, e pastër dhe e lëmuar si guri i çmuar, e ndriçuar me të gjitha virtytet e një bote që ende nuk është këtu.

42- Gruaja është enigmë, qëllimi i saj është fëmija.

43- Ai që pranon gabimin, tregon se sot është më i mirë se dje.

44- Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq.

45- Kur virtyti ka qenë i fjetur, ai zgjohet më i freskët.

46- Ne duam jetën, jo ngaqë jemi bërë për të jetuar, por sepse jemi bërë për të dashur.

47- “Bindjet janë armiqtë e të së vërtetës duke qenë më të rrezikshme se gënjeshtrat.

48 – Njeriu ka nevojë për pjesën më të keqe brenda vetes që të arrije te pjesa më e mirë.

49- Për të fortin asgjë nuk është më e rrezikshme se mëshira.

50 – O diell, po të mos ishin njerëzit që i ngroh e u jep jetë, ç’kuptim do të kishte lindja jote?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...