×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Një destinacion turistik për çdo ngjyrë ylberi

Diel, 03 June 2018 18:26

Qoftë e bardha e Taj Mahalit apo bluja e ujërave të Bora Boras, një nuancë specifike mund të ndikojë në mënyrën sesi e kujton një vend. Ngjyrat na bëjnë t’i kujtojmë destinacionet për një kohë të gjatë padi jemi kthyer në shtëpi. Kujtesa punon më mirë në ngjyra. psikologët në Europë që studiojnë efektet e ngjyrave kanë theksuar se ne njerëzit i kujtojmë më mirë imazhet me ngjyra për shkak se këto të fundit ngjiten te shqisat dhe krijojnë lidhje më të f ortë me pjesët e trurit që arkivojnë dhe nxisin kujtimet. Por ngjyra nuk prek vetëm kujtesën tuaj rreth një vendi. Prek edhe gjendjen tonë shpirtërore ndërsa e kundrojmë. Mënyra sesi ngjyra na bën të ndihemi është e lidhur gjithashtu me sfondin tonë kulturor. Ja sesi i nxisin reagimet disa ngjyra

red tomatina festival spain.ngsversion.1474472491006.adapt.1190.1

E kuqja
Festivali La Tomatina, në Spanjë, që nis në orën 11 paradite në të mërkurën e fundit të gushtit, çdo vit në Buñol. Dhjetëra mijëra njerëz dhe tonelatat e domateve të pjekura përmbytin rrugët ku secili zhytet në salcë të kuqe. E kuqja ngazëllen.

santorini
E bardha 
Në disa kultura, e bardha qetëson. Mendoni për ato shtëpitë prej qumështi të Santorinit që shtriqen në detin Egje, të puthur nga dielli. Janë bërë një simbol aq unifikues për ishullin grek sa ka një ligj për t’i lyer shtëpitë e bardha, qysh prej vitit 1974. Ato i qëndrojnë asosacionit të së bardhës me pastërtinë dhe qashtërsinë. Nga ana tjetër mermeri i bardhë i Taj Majalit apo Pagoda e Myanmar-it Hsinbyume, të dyja homazh për gratë e dashura – kujtojnë asociacionin Lindor për të bardhën me vajtim.

blue barrier reef bora bora.ngsversion.1474472488859.adapt.1190.1
Bluja 
Bluja e plotë i kapërcen shumë kufij gjeografikë si e preferuar, thotë Stephen Palmer, profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, shkolla e Berklit. Ai thotë se lidhja thuajse universale me të gjitha gjërat blu është se “thuajse të gjitha gjërat e shoqërizuara me blunë e plotë priren të jenë gjëra që njerëzit i pëlqejnë: qiell i qartë, ujë i pastër, safir, lule mos më harro...

orange yellow marigolds india.ngsversion.1474472487765.adapt.1190.1
Portokallia 
Kumakët portokallinj indianë përfaqësojnë diellin dhe përdorën për të adhuruar perëndinë Vishnu dhe gruan e tij, Lakshmi. Bollëku i luleve në dasma sjell shkëlqim dhe begati për çiftin. Nuanca e kungullit gjithashtu bën një peizazh mbresëlënës rëre në Saharanë e Marokut.

Ylber 

ttullipp
Çdo prill dhe maj, fushat e Holandës vishen me një mbulesë shumëngjyrëshe – në këtë rast miliona tulipanë në lulëzim. Drejtohuni nga Bollenstreek Route ( e njohur si rruga e luleve). Këto fusha në lulëzim imitojnë ylberet çdo pranverë. 
Reagimi ynë ndaj ngjyrave mund të ndryshojë në kursin e orëve apo edhe të ditëve. “Sa më shumë që ngjyrat të lidhen me përvoja pozitive, aq më shumë një njeri do të priret për ta pëlqyer atë ngjyrë. 
Në fund, një përvojë e mahnitshme udhëtimi mund të na bëjë ta dashurojmë një nuancë në veçanti. Cilën ngjyrë dashuroni nga udhëtimet tuaja?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...