×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Trendet e fundit të kostumeve të plazhit për 2018-ën

Tuesday, 12 June 2018 17:39

Tashmë koha e plazhit ka mbërritur, dhe gjithsecilit prej nesh i duhet të mendojë rreth trendeve të fundit të rrobave të banjës për 2018 –ën. Por duke zbuluar se cilat janë ngjyrat më në modë të rrobave të banjës gjatë këtij viti, ka ardhur koha për të parë se çdo të paketojmë në valixhen tuaj të udhëtimit gjatë kësaj vere.

Gjithsecili prej jush mund t’i hedhë një vështrim galerisë për të parë një përzgjedhje të rrobave të banjës pranverë –verë 2018. Stilistët kanë nxjerrë ashtu si çdo vit trendët e reja të kostumeve të banjës, që do të na duhet të kemi gjatë këtij viti. Trendet më në modë janë kostumet e prera, kostumet marinarë, ngjyrat dhe stampat, rripat, dhe kostumet klasike.

Marka më e mirë për 2018 –ën të rrobave të banjës cilësohet stilisti Versaçe dhe Michael Kors. Plot ngjyra, të rafinuara, joshëse por njëkohësisht edhe komode, me detaje romantike, qëndisje, ngjyra të forta, prerje me bel të lartë apo trupore, këto janë disa nga gjërat më pikante që karakterizojnë kostumet e plazhit këtë verë.

Por cilat rroba banje janë më të përshtatshme për ju gjatë kësaj vere? Kjo është në varësi të trupit tuaj, pasi të gjitha modelet mund të duken shumë bukur këtë vit.

Por ja cilët janë trendet e rrobave të banjës për 2018 –ën:

  1. Reçipetat me lidhëse te qafa, sportive, por në të njëjtën kohë shumë të rehatshme. Këto lloj rroba banjash do t’ju bëjnë të ndiheni të sigurt dhe do të mbrojnë qafën nga djegia e diellit.
  2. Reçipeta me supet jashtë. Ky është stili më i fundit dhe më i pëlqyer nga të gjithë. Mjafton të vishni një fund dhe jeni më se gati jo vetëm për të bërë xhiro përgjatë bregdetit, por edhe të shkoni për të pirë një kokteil me shoqërinë.
  3. Kanatiere të shkurtër dhe mbathje me bel të lartë. Në fakt kantieret e shkurtra kanë qenë gjithmonë në modë, por të kombinuara me mbathje me bel të lartë, bëjnë veshjen e përsosur për të shkuar në plazh. Ky stil ndër të tjera do të mbuloj dhe defektet trupore.
  4. Por shumë në modë këtë vit do të jenë edhe rripat e lartë, të cilat gjenden në të gjitha versionet.
  5. ishte paksa e vështirë beteja midis bikineve dhe kostumeve të lidhura, por për sezonin veror 2018 do të jenë përsëri bikinit që do të dominojnë në të gjitha plazhet. Bikinit janë shumë seksi, provokuese dhe femërore. Prandaj edhe bikinit cilësohen si trendi më i veçantë nga femrat gjatë kësaj vere.
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...