Patriarkaliteti, shkak i aborteve selektive

E Enjte, 14 June 2018 11:48

Ilma Lamçe

Përhapja e gjerë e teknologjive moderne për përcaktimin e seksit para lindjes, e kombinuar me përdorimin e abortit si një mjet për planifikimin familjar, ka udhëhequr në 40 vitet e fundit  një praktikë që – edhe pse kryesisht e vendosur në zonën aziatike – duket të jetë e destinuar për t’u përhapur në nivel global: abortin selektiv.

Përhapja e diagnozës prenatale për të përcaktuar seksin e fetusit, e lidhur me abortin ku seksi nuk rezulton të jetë ai i dëshiruar nga prindërit, është duke çuar në një përdorim selektiv të teknologjisë mjekësore që, përveçse ngre shqetësime të çështjeve etike dhe epistemologjike, ka efekte të rënda kulturore dhe socio-demografike

Shqetësimet lidhur me abortin selektiv gjinor vazhdojnë ende: Në vitin 1991, fituesi i çmimit Nobel, Amartya Sen paraqiti për herë të parë në vëmendjen e politikës botërore fshehjen e gjinisë për shkak të numrit shqetësues të vajzave/ grave të humbura.

Në vitin 2010, revista “Economist” e solli këtë dukuri në dritë, duke theksuar vijueshmërinë e fortë midis “gjenocidit” dhe “gjinisë” për numrin mbresëlënës të grave “demografikisht të zhdukura “në botë, i ngjashëm me një Holokaust autentik dhe të përsëritur: nga të dhënat  që disponohen duket se çdo 4 vjet në botë vdes një numër i femrave i barabartë me numrin e viktimave të shkaktuar nga nazistët. Vajzat që vdesin në heshtje, në mitrën e nënës së tyre.

Raporti gjinor në lindje

Raporti gjinor në lindje përcaktohet sipas numrit të djemve të lindur për çdo 100 vajza, ku mesatarja në të gjithë botën është rreth 105 meshkuj për çdo 100 femra, por, pikërisht për shkak të abortit selektiv, kjo shifër  tani ka arritur mbi 130 meshkuj për çdo 100 femra. Kjo e dhënë thekson një preferencë të qartë për djalin mashkull dhe shpreh se si abortet selektive gjinore, nga fenomen i fshehur,  janë bërë sot një praktikë e përhapur, që mund të çojë në një mosbalancim demografik dhe social, sidomos në vendet e Azisë Juglindore dhe Azisë Qendrore, të tilla si India dhe Kina.

Në përgjithësi, mosbalancimi në raportin gjinor rritet me numrin e fëmijëve tashmë të lindur, me rezultatin që raporti është ende më i pafavorshëm kur është fjala për të lindur të dytë, të tretë dhe të kështu me radhë.

Duke parë të dhënat,studiuesit shprehen se shfaqet një lidhje numerike mes gjinive shumë e pabalancuar, sidomos në Shqipëri, për shkak të presioneve të forta shoqërore dhe një preferencë për fëmijën mashkull. Megjithatë, autoritetet shqiptare nuk e njohin abortin selektiv si një praktikë e përhapur. Madje ata besojnë se ato janë vetëm episodike dhe të kufizuara. Duhet gjithashtu të theksohet se pas rënies së Bashkimit Sovjetik, një lindje e madhe e meshkujve është regjistruar krahasuar me femrat, gjithashtu në Armeni, Gjeorgji dhe Azerbajxhan.

Megjithëse mungojnë të dhëna të caktuara, tendencat që po shfaqen  janë të qarta: Sipas gjetjeve të ASHR-së (Agjencia e Shëndetit Rajonal) mungojnë me qindra vajza kineze, indiane dhe shqiptare. Hulumtimi, i kryer në Toskana të Italisë midis viteve 2006 dhe 2010, tregon një mosbalancim mes gjinive, i cili mund të shpjegohet vetëm me abortin selektiv.  Të dhënat konfirmohen nga statistika të mëtejshme: përqindja e grave që i përkasin komunitete të tilla që abortojnë para javës së tetë ( 18% e grave), kur ende analiza për të treguar seksin e fetusit nuk është në dispozicion. Kjo do të thotë se shumica e aborteve ndodhin kur është lehtësisht i ditur seksi i fëmijës së pa lindur.

Metodat për përcaktimin e seksit të fetusit

Duke filluar nga vitet ’70, u bënë të disponueshme metodat për të zbuluar seksin e fëmijës së pa lindur. Disa prej tyre janë përdorur gjerësisht: ultratinguj, amniocenteza dhe vilocenteza.

Metoda me ultratinguj lejon të zbulosh seksin e fëmijës së pa lindur duke filluar nga java e gjashtëmbëdhjetë e shtatzënisë dhe kjo është teknikisht e padëmshme. Kostoja relativisht e ulët ka kontribuar në  përhapjen e saj, veçanërisht në Azinë Jugore dhe Lindore.

Për sa i përket metodave më pak të kushtueshme dhe ekonomike, u rrit në vitet e fundit mundësia e identifikimit të seksit të fëmijës së pa lindur përmes analizës së thjeshtë të gjakut amë. Testi gjithashtu duket se ofron rezultate më të besueshme se ekografia.

Amniocenteza ishte një nga teknikat e para të përdorura për identifikimin e seksit, por është një analizë relativisht e shtrenjtë, invazive dhe në dispozicion vetëm midis javës së pesëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë të shtatzënisë. Rreziku për abortin spontan, i shkaktuar nga metoda, është midis 0.5 dhe 1.5%.

Konsiderohet si një nga metodat  teknikisht më pak të padëmshme Vilocenteza, që mundëson zbulimin e seksit të  fëmijës nga java e tetë e shtatzënisë.

Shkaqet e abortit selektiv gjinor

Preferenca për fëmijët meshkuj ka rrënjë të thella kulturore, ekonomike dhe fetare, dhe kontribuon në zhvillimin e  pabarazisë gjinore. Midis arsyeve ekonomike, ne duhet të kujtojmë pamundësinë e grave që të trashëgojnë pasurinë, të gjitha të drejtat pronësore dhe civile u takonin burrave.

Superioriteti i burrave mbi gratë pasqyrohej në preferencën e fortë për fëmijët meshkuj, ku një shprehje tradicionale thoshte “edhe trarët e shtëpisë qajnë kur lind një vajzë” (UNFPA & World Vision, 2012). Kjo preferencë ishte e rrënjosur në shoqëritë patriarkale.

Trashëgimia patrilineale lidhet gjithashtu me detyrën e bijve për të mbajtur prindërit e moshuar dhe për t’u kujdesur për ritet funerale, detyrime që gratë janë të destinuara të mos jenë në gjendje t’i respektojnë për sa kohë ato janë jashtë bërthamës familjare të origjinës.

Ndër arsyet socio-kulturore që hasen nga lindja e një vajze janë ruajtja e mbiemrit dhe prejardhja familjare.

Rëndësia

Aborti selektiv çon në reflektime veçanërisht delikate, sepse nënkupton një ndërveprim problematik midis të drejtave, etikës dhe teknologjisë. Mundësia praktike për të zgjedhur seksin e fëmijës së pa lindur ngre një debat që përfshin vlera të cilat janë të vështira për t’u negociuar, se as legalizimi i abortit, as përpjekjet për të marrë një pranim të përbashkët social – përmes tij legjitimitetit – arrijnë të jenë të heshtur.  Nuk ka dyshim se kjo praktikë i vë vlerat në lojë: si dinjiteti i qenieve njerëzore, jo diskriminimin dhe mbrojtjen e të drejtave të individit. Për më tepër, ajo futet në kursin e disiplinës së abortit, e konsideruar si e drejtë e gruas, megjithatë, ushtruar në këto forma ekstreme, ajo përfundon të jetë një nga manifestimet më serioze të dhunës kundër vetë grave, siç theksohet gjithashtu nga OBSH. Në këtë rast, legalizimi i abortit, rezultat i betejave ideologjike në emër të lirisë e i emancipimit femëror, i lejuar paradoksalisht, e bëjnë atë një mjet për diskriminimin gjinor, duke kompromentuar shumë mundësinë e lindjes së një gruaje. Në këtë kuptim, ka disa probleme që ngrihen dhe janë të shumta ndërhyrjet urgjente që imponojnë jo vetëm nga ana e autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, por nga të gjithë aktorët që lëvizin në nivel politik, juridik dhe social, lokale dhe globale.

Implikimet sociale të abortit selektiv

Paqëndrueshmëria demografike në marrëdhëniet ndërmjet gjinive përbën një kërcënim serioz për sigurinë shoqërore. Në Indi dhe në Kinë është raportuar një lidhje e drejtpërdrejtë midis rritjes së krimit dhe  pranisë mashkullore: prandaj qeveritë janë të predispozuara të rrisin masat parandaluese për të kufizuar rreziqet. Pamundësia për të gjetur një grua, për shumë meshkuj të rinj, po bëhet shkaku kryesor i përhapjes së fenomenit social: trafikimi i nuses. Mbi të gjitha në Kinë dhe Kore, familjet më të varfra i shesin vajzat e veta në këmbim të parave. Nëpërmjet një ndërmjetësi, ato u shiten njerëzve që kanë ndërmend të martohen, maskuar pas një martese të vërtete kjo formë autentike e trafikimit gratë.

Nga një këndvështrim social, format serioze të diskriminimit ndaj grave dhe vajzave: gratë që, të detyruara të abortojnë, braktisen nga  burrat kur mësojnë se nuk mund të sjellin djem në jetë, dhe vajza të cilat nuk lindin kurrë, të diskriminuara ende pa lindur. Për shumë gra, ndjenja e fajit që kanë abortuar në mënyrë të vazhdueshme, përveçse e detyruar të riprodhojë në mënyrë të vazhdueshme dhe  këmbëngulëse për të lindur një fëmijë mashkull, janë ndër shkaqet kryesore të vetëvrasjes në mesin e kinezëve të moshës midis 15- 34 vjeç në fshat, ku përqindja e vetëvrasjeve femra është ndër më të lartat në botë.

Dispozitat ligjore kundër aborteve selektive

Disa nga vendet – ku disbalancimi është më i madh në raportin midis gjinive për shkak të praktikës së rrënjosur të abortit me përzgjedhje gjinore – kanë miratuar një sërë masash që synojnë të zvogëlojnë problemin duke futur kufizime në përdorimin pa dallim të teknologjive mjekësore dhe mundësimin e zhvillimit në karrierë të grave, si dhe disa iniciativa konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës së vajzave dhe grave. Që nga viti 1995, Kina ka ndaluar abortet selektive gjinore dhe nxiti një fushatë sensibilizimi në favor të vajzave femra – të njohura si Kujdesi për Vajzat – duke stimuluar ekonomikisht familjet që nuk kryenin abort me bazë gjinore.

Megjithatë, preferenca për pasardhësit meshkuj është akoma kulturë e rrënjosur.

Në Indi, në njëzet vitet e fundit qeveria ka miratuar një sërë masash për të kufizuar përdorimin e diagnozës prenatale, sigurimin e programeve për të mbështetur familjet që mirëpresin lindjen e vajzave, në aspektin ekonomik dhe arsimor.

Teknologjitë e avancuara mjekësore duhet të përdoren vetëm për të dalluar anomalitë tek fetusi dhe të ndalohen me ligj abortet selektive, duke dënuar ashpër shkelësit e këtij ligji.

Por, pavarësisht nga ndërhyrjet legjislative, duket të jetë shumë e lehtë anashkalimi i ligjeve: për shembull, duke komunikuar seksin e fëmijës në heshtje (si në Indi, ku në qoftë se fëmija është mashkull, mjeku bën një shenjë “fitore” me dorën dhe ku ndjekja penalisht e shkelësve është praktikisht e pamundur).  Në këtë kuptim, duhet të theksohet se dispozitat ligjore kufizuese mund të dëmtojnë paradoksalisht shëndetin e grave, të detyruara për të kryer abort edhe me metoda dhe në struktura klandestine. Në fakt, një problem serioz kulturor mbetet në rrjedhën e sipërme, e cila ende pengon njohjen e barazisë reale mes gjinive dhe mundësi të barabarta të jetës dhe të zhvillimit për çdo person human.

Konkluzione dhe rekomandime

Zgjedhja e seksit prenatal përmes aborteve mund të ndikojë në stabilitetin social dhe ekonomik,  sidomos në vendet aziatike që janë më të prekura nga ky fenomen. Në Evropë, vetëm kohët e fundit ka filluar çështja për të nxitur interesin e institucioneve dhe të opinionit publik. Kjo kërkon urgjentisht studime, programe dhe veprime legjislative të udhëhequra nga respekti për dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e grave, nga të cilat Qendra Studimore për të Drejtat e Grave synon të bëhet aktive sipas fushave të tyre kërkimore dhe  veprimtarive.

Masat që rezultojnë indiferente për një njohje më të thellë të fenomenit dhe për zbatimin  e strategjive adekuate të veprimit janë të gjera:

– mbledhja e të dhënave më të besueshme dhe të sakta mbi raportin gjinor në lindje të vijnë nga sa më shumë burime të jetë e mundur: regjistrimet, zyrat e regjistrimit, studimet, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, që përcaktojnë shtrirjen e fenomenit;

– ofrimin e programeve të ndërgjegjësimit, ku përfshihen organizata joqeveritare dhe mbi të gjitha media, në mënyrë që të ngjall interes për debatin dhe për të shpërndarë informacion të sigurt dhe të besueshëm;

– Të shtohen përpjekjet për të rritur statusin e gruas në shoqëri dhe të garantojë zbatimin efektiv të ligjeve dhe rregulloreve politike mbi barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin;

– monitorimin dhe analizimin e kuadrit rregullator të shteteve të veçanta, duke elaboruar masat në shkallë të gjerë për të eliminuar faktorët ekonomikë dhe socialë që ende çojnë në preferenca për fëmijën mashkull: sistemi i pajës, aftësia për të trashëguar, edukimi, qasja në treg pune.

Sepse ato janë normat e rrënjosura shoqërore që përcaktojnë preferenca për fëmijën mashkull, duhet të jetë pikërisht ky terren ku të luftohen abortet selektive gjinore. Dënimi i praktikës së përzgjedhjes së seksit para lindjes nuk mund të ndalet në stigmatizimin e një fenomeni që i ka rrënjët në një kulturë të pabarazisë gjinore që intensifikon klimën e dhunës ndaj grave: është kultura që duhet të ndryshohet brenda familjes dhe rrjeteve shoqërore, duke promovuar vlerën e grave, rëndësinë e kontributit të tyre në shoqëri dhe në të gjitha fushat./ Shendeti.com.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...