×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dallimet themelore mes të rënit në dashuri dhe dashurisë

Premte, 15 June 2018 15:23

Edhe pse të rënët në dashuri dhe dashuria janë ndjenja të fuqishme ndaj personit tjetër, shpeshherë këto dy gjëra ngatërrohen. Derisa të rënët në dashuri është momentale, dashuria zgjat.

Pasioni dhe besnikëria

Pasioni është cilësi themelore e të rënit në dashuri. Tërhiqni njëri-tjetrin pa ndjenja intensive. Fjala është vetëm për prirje seksuale ndaj personit tjetër e cila zgjat vetëm derisa lidhja është e freskët, ndërsa shumë shpejt shuhet. Besnikëria është bazë në të cilën zhvillohet dashuria. Ajo gjatë kohës forcohet dhe bëhet më intensive.

Dashuria sipërfaqësore dhe e pjekur

Padyshim, të rënët në dashuri është sipërfaqësore, sepse është e bazuar në momentin – në tërheqjen momentale dhe në kënaqësi. Nga ana tjetër, dashuria është ndjenjë e pjekur. E kuptoni qartë çka është mirë, e çka është keq dhe në fund kjo do t’ju bëjë të lumtur.

Obsesioni dhe përkushtimi

Nëse nuk arrihet obsesioni, paraqiten hidhërimi dhe xhelozia. Dashuria është ndjenjë krejtësisht e kundërt. Personi do të jetë i durueshëm dhe i gatshëm që të pranojë çfarëdo sfide. Personi i cili dashuron do të përpiqet që t’i zgjidhë problemet eventuale dhe assesi nuk do të shmanget. Në dashuri gjithmonë ekziston ndjenja e përkatësisë dhe e besnikërisë, gjë që kurrë nuk mund të pritet një gjë e tillë te të rënët në dashuri.

Siguria dhe pasiguria

Në dashuri ekziston siguri e madhe. Kjo është kështu, sepse çka do që të ngjajë, personi i cili ju dashuron nuk do t’ju braktisë. Nëse vetëm keni rënë në dashuri, gjithmonë ekziston pasiguria që partneri mund t’ju braktisë apo t’ju tradhtojë.

Tepër e bukur dhe e tmerrshme

Bukuria e dashurisë del nga fakti që ekziston pranimi i pjekur i të metave të partnerëve. E pranoni dikë ashtu siç është – kjo është diçka shumë e bukur. Nga ana tjetër, të rënët në dashuri është e tmerrshme, sepse nuk ekziston lidhshmëria dhe gjithmonë jeni të brengosur për besnikërinë e partnerit.

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 21:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...