Pemët e jetës po vdesin dhe askush nuk e gjen shkakun

Saturday, 16 June 2018 08:40

Pema baobab (Adansonia) e njohur ndryshe si “pema e jetës” është e vështirë për t’u harruar. Gjendet në rajonet e savanës afrikane, në Madagaskar dhe në Australi. Pemët formojnë një trung shumë të trashë dhe të gjerë dhe mund të jetojnë mijëra vjet e të zhvillojnë vrima kaq të mëdha, kavitete të pazakonta, saqë mund të strehojnë një bar në brendësi (Sunland Baobab). Sunland Baobab me moshë 1000 vjeçare dhe pema më e madhe e Afrikës u rrëzua vitin e kaluar. Një tjetër baobab i famshëm, pema Chapman në Botsvana u rrëzua në vitin 2016. Sipas një studimi të publikuar në “Nature Plants” diçka e ngjashme po u ndodh baobabëve më të mëdhenj dhe më të vjetër në të gjithë botën, një ngjarje me një magnitudë të paprecedentë. Studimi u realizua nga Adrian Patrut në universitetin e Babes-Bolyai në Rumani dhe një grup ekspertësh, të cilët arritën në përfundimin se në 12 vitet e fundit 9 nga 13 pemët më të vjetra dhe 5 nga 6 më të mëdhatë kanë marrë fund. Po flasim për një humbje tragjike duke patur parasysh historinë dhe kulturën lidhur me këto pemë që janë edhe një burim kyç ushqimi për qeniet njerëzore.

Baobabi është shkaku i angiospermës (lulëzimit të bimëve) më të madhe dhe është pema emblemë e Afrikës,- sqaron Patrut. Shkencëtarët kanë ekzaminuar pemët qysh prej 2005 dhe kanë ngritur një teori se si rriten dhe kanë dokumentuar këto humbje të pariparueshme të natyrës. Baobabët më të mëdhenj kanë shumë trungje rreth një kaviteti fals dhe kjo e bën strukturën e e tij të veçantë. Këto trungje mund të rriten bashkë, çka çon në një karakteristikë të çuditshme sepse duke u rritur nga jashtë brenda kavitetit druri mplaket gjatë një periudhe në vend që ta bëjnë më të ri siç do të ndodhte normalisht. Është një karakteristikë unike e baobabit, – tha Patrut që ka përdorur metoda me radiokarbon për të përcaktuar moshën në pjesë të ndryshme të pemëve. Autorët thonë se pemët më të mëdha janë më të cënueshmet dhe fajësojnë ndryshimet klimatike edhe pse studimi thotë se duhen kërkime të mëtejshme. Pemët më të mëdha kanë më shumë nevojë për ujë dhe ushqyes, sesa ato më të vogla dhe janë më të prekurit nga rritja e temperaturave dhe nga thatësira. Ky studim hedh poshtë idenë se këto pemë po mbarojnë nga ndonjë epidemi kërpudhore ose diçka e ngjashme. Këto vdekje janë modifikime të rëndësishme në ekosistemin dhe integritetin e biodiversitetit. / bota.al

Modifikuar më Saturday, 16 June 2018 11:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...