×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Jeni “i preferuari” i mushkonjave? Ja si të shpëtoni

Hënë, 18 June 2018 20:53

Me ardhjen e verës dhe ditëve të bukura, dritaret në shtëpitë tona janë pothuajse gjithë ditën të hapura, për ajër të freskët dhe dritë. 

Por në shtëpinë tonë vijnë pa ftuar edhe insekte të ndryshme.

Na qëllon që në shtëpi të gjejmë mushkonja, buburreca, miza, milingona dhe merimanga. Për t’i shmangur këto insekte duhet që para së gjithash të keni parasysh një gjë, ambienti i shtëpisë duhet të jetë gjithmonë i pastër.

Në verandë ose në ballkon është e këshillueshme që të mbjellim bimë aromatike si borzilok apo mente. Një mënyrë e mirë për të larguar mushkonjat është që të përhapni në disa cepa të shtëpisë, kryesisht në dritare feta limoni pasi aroma e fortë e tij do t’i detyrojë mushkonjat që të largohen, ose përzieni pak piper të zi me sheqer dhe vendoseni në dritare.

Po ashtu një tjetër produkt i mirë për të larguar insektet është aroma e kafesë. Nëse keni milingona në shtëpi atëherë ju duhet të përhapni ujë me uthull ose limon nëpër shtëpi.

Për të larguar mushkonjat po ashtu mund të përdorni lëng hudhre. Ndërsa për të shpëtuar nga merimangat spërkatni vendet ku keni parë rrjetat e tyre me lëng uthulle.

Login to post comments