5 gjërat që meshkujt e dashuruar nuk i bëjnë kurrë

Tuesday, 19 June 2018 13:55

Flasim shpesh për dashurinë, por jo një përkufizim të saktë të saj. Thonë që meshkujt kur dashurojnë  ndryshojnë sjellje, komunikim, veshje… Në një raport, femrat nisin e pyesin veten “a ndjen ai njësoj? si ta kuptoj që është i dashuruar? çfarë i përlqen atij? kam intereseres për të? si dukem?” Për të gjitha pyetjet e mësipërme Bordo jep një përgjigje.

Një mashkull i dashuruar:

Nuk i injoron mesazhet dhe telefonatat e tua

Një mashkull i dashuruar nuk do të të linte asnjëherë pa përgjigje, edhe atëherë kur po sheh ndeshjen me shokët. Ai do të jetë gjithmonë në kontakt, pavarësisht rrethanave, e mbi të gjitha, do t`i tregojë që përpara planet e veta kur ti nuk je e përfshirë në to.Nësë gjen vazhdimisht justifikime se nuk të merr dot me vete, bëj kujdes!

Nuk ka nevojë për “hapësirë”

Kur janë të dashuruar, meshkujt duan të kalojnë sa më shumë kohë që të jetë e mundur me partneret e tyre dhe bëjnë gjithë çfarë kanë në dorë që kjo të realizohet.

Nuk të kritikon gjithmonë

Pak kritikë nuk dëmton, por ndryshe janë gjërat kur ka një koment për çdo situatë, si vishesh, si flet në tavolinë me tjerët, apo kur gjen gjithmonë diçka te darka që i  përgatit me aq dëshirë. Kjo nuk premton për  mirë.

Nuk kalon kohë me femra të tjera në vend që të jetë me ty

Nuk po themi se mashkulli s`duhet të ketë shoqe, por kur zgjedh të rrijë më shumë me to, (sidomos nëse i ka njohur pas fillimit të marrëdhënies tuaj) nuk është personi i duhur për ty. Ai varianti i famshëm “jemi thjesht shokë“ nuk duhet besuar gjithmonë.

Nuk të konsideron prioritet

Keni jetë intensive, punë shumë kërkuese, familje që kanë nevojë për mbështetje, dhe sërish ai gjen kohën dhe hapësirën që të jesh ti përherë në vend të parë, kjo po, është shenjë e dashurisë së vërtetë. Në të kundërt, peshoje mirë edhe një herë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...