×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qendrat estetike janë burim sëmundjesh/ Ja disa këshilla për të shmangur rrezikun

E mërkurë, 27 June 2018 20:26

Të gjithëve na pëlqen të vizitojmë sallonet e bukurisë dhe të relaksohemi ndërsa njerëz të tjerë kujdesen për pamjen tonë. Megjithatë, për disa, kjo eksperiencë mund të mos rezultojë kaq shplodhëse. Në sallonet e thonjve dhe të flokëve, shumë kliente raportojnë se kanë pasur probleme shëndetësore pasi kanë vizituar një qendër estetike. Këto probleme mund të jenë sëmundje kërpudhore të lëkurës, reaksione në lëkurë dhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Sëmundjet kërpudhore më të shpeshta janë ato të thonjve, qofshin të duarve apo të këmbëve. Kërpudhat kërkojnë mjedise të ngrohta dhe të lagështa për t’u zhvilluar dhe nëse mjetet e punës së estetisteve nuk janë të dizinfektuara, kërpudhat mund të kalojnë nga një kliente te tjetra. Simptomat mund të jenë njolla të verdha apo të bardha, thonj të trashë ose të thërrmuar apo me ngjyrë të errët.
Fatkeqësisht kërpudhat mund të jenë rezistente nga mjekimi. Nëse vini re këto simptoma vizitoni mjekun dhe merrni një recetë që do të rrisë thoin tuaj nga fillimi pa infeksion. Deri në shërimin e tij të plotë mund të duhen më shumë se 4 muaj, ndaj kini durim.

Reaksionet e lëkurës dhe të skalpit nuk mbesin pas. Sallonet e flokëve janë si një laborator kimik pasi çdo procedurë kërkon përdorimin e tyre. Reaksionet më të shpeshta vijnë nga bojërat e flokëve. Edhe pse mund të mos jetë hera e parë që lyeni flokët, mos jini kurrë të sigurt që nuk do të ndodhë. Shumë femra kanë pësuar reaksione të cilat kanë ënjtur kokën, kanë shkaktuar skuqje, kruarje dhe plagë.
Një tjetër simptomë që mund të vijë nga sallonet mund të jetë dermatitis. Kontakti me manikyr, açeton apo produkte të tjera shkakton alergji te njerëzit me lëkurë të ndjeshme.
Mund të hyni në një sallon e të mos përftoni asnjë shërbim; kjo s’do të thotë që do të dilni pa probleme. Kimikatet e produkteve çlirohen edhe në ajër ndaj mos u çudisni nëse do të keni rrjedhje hundësh, vështirësi në frymëmarrje, kruarje sysh, lotim apo edhe dhimbje koke. Këto probleme me shumë gjasa ndodhin te sallonet e thonjve më shumë se te flokët.

375601 1

Si t’i shmangim?

  1. 1. Kur zgjidhni një sallon thonjsh, kontrolloni më parë ambientin ku punohet nëse është i pastër. Vini re nëse estetistet punojnë me doreza dhe me mjete të dizinfektuara. Shihni nëse i lajnë duart e tyre dhe veglat e punës. Kërkoni për një pajisje që mund të duket si sobë apo mikrovalë, – ajo është pajisja dizinfektuese.
  2. 2. Përdorni bojëra flokësh natyrale. Mund të mos jenë efektive te thinjat por nuk do të keni probleme me lëkurën. E njëjta gjë vlen edhe për manikyrin. Në ambalazhin e saj kërkoni shkrimin “5-free”, që do të thotë nuk përmban 5 elementët e rrezikshëm kimik.
    3. Mos i prisni kutikulat por shtyjini pas. Prerja e kutikulave mund të shkaktojë çarje të lëkurës dhe kjo lejon bakteret dhe kërpudhat të hyjnë në organizëm.
    4. Nëse keni imunitet të dobët apo po kaloni një sëmundje si kanceri e cila ju bën më vunerabël ndaj infeksioneve, merrni mjetet tuaja personale.

  3. 5. Bëni një test alergjie te salloni i flokëve. Stilisti do të vendosë pak bojë pas veshit ose në pjesën e brendshme të brrylit. Pasi boja të thahet shihni nëse shkakton një reaksion në lëkurë. Nëse po, atëherë shmangeni lyerjen.
    6. Mos u depiloni përpara se të shkoni. Bakteret ndodhen në qelizat e sipërfaqes së lëkurës dhe te qimet. Nëse ju depiloheni përpara se të shkoni në sallonin e thonjve hapni rrugët për bakteret
    7. Shkoni në mëngjes. Në fund të ditës të gjitha veglat pastrohen ndaj sa më herët të vizitoni sallonin të nesërmen aq më pak të rrezikuar jeni.
    8. Kur të mbaroni trajtimin gjithmonë lani duart, këmbët dhe fytyrën. Bakteret që mund të keni marrë do të hyjnë në organizëm nëse nuk laheni.
Login to post comments