Duhet ta dini këtë nëse flini gjithmonë në krahë

Hënë, 02 July 2018 11:54

Fjetja në krahë është pozicioni më i zakonshëm i gjumit – 74% e njerëzve e bëjnë këtë.

Profesionistët ende argumentojnë rreth pozitës më të mirë të gjumit, pasi secila prej tyre ka efektet e mira dhe të këqija në shëndet.

Përfitimet e të fjeturit në krahë1_1530522289-5035225.jpg

 Parandalon dhimbjen e shpinës dhe qafës dhe e mban trupin në pozitën më natyrale të mundshme.

- Redukton gërhitjen. Duke fjetur në shpinë, ju bëni që gjuha juaj të shkojë në fund të fytit, duke shkaktuar gërhitje. Të flini në krahë mund ta parandaloni këtë.

- Përmirëson qarkullimin e gjakut, pasi trupi juaj është në pozicion perfekt.

Çfarë të bëni që ta përmirësoni kualitetin e gjumitdo-you-sleep-on-your-side-here-s-the-powerful-effect-one-simple-change-can-have-on-your-body-21751-2_1530522354-8482815.jpg

- Jastëku duhet të jetë mjaftueshëm i fortë për ta mbajtur shpinën drejtë.

- Duhet ta mbushni hapësirën mes qafës dhe dyshekut për ta mbajtur kokën dhe qafën në pozitë neutrale

- Nëse keni dhimbje në supe, vendoseni në jastëk përballë trupit dhe vendoseni krahun mbi të. Kjo do t’ju ndihmojë ta lehtësoni dhimbjen.

- Për ta parandaluar dhimbjen e ijëve, vendoseni një jastëk mes gjunjëve.2_1530522336-5490692.jpg

- Për të parandaluar varjen e gjinjve tuaj, vendoseni një jastëk të vogël nën ta, kështu që të mos zgjaten. Ose thjeshtë kthehuni në shpinë. 

Login to post comments