Përdorni këtë maskë floku dhe do befasoheni nga rezultati

Tuesday, 03 July 2018 11:38

 Kjo recetë, do të transformojë tërësisht flokët duke iu dhënë atyre shkëlqim dhe volum si asnjëherë më parë.

Kjo maskë hidraton flokët, parandalon humbjen e flokëve, mund të eliminojë zbokthin dhe do t’ju ofrojë flokë me shkëlqim. Kanella një nga përbërësit, është i njohur për rritjen e qarkullimit të gjakut dhe kur kombinohet me mjaltë efektet janë edhe më të mira.

Kanella vepron gjithashtu si antioksidant, stimulon rritjen e flokëve dhe i mbron flokët nga temperaturat e ulëta, drita UV, stresi dhe shumë më tepër.

Kjo është një maskë e përkryer nëse vuani nga flokët e dobët dhe të thatë.

Përbërësit:

½ filxhan vaj ulliri

1 lugë çaji mjaltë

1 lugë çaji kanellë

Udhëzime:

Në fillim ngrohni pak vajin në sobë

Vendosni vaj ulliri në një tas dhe shtoni pjesën tjetër të përbërësve

Përziejini mirë duke përdorur një lugë

Merrni krehër, ndani flokët në seksione dhe aplikoni maskën nga skalbi drejt majave të flokëve. Lereni maskën të veprojë për 15 minuta.

Pas 15 minutave mund të lani flokët me shampo si zakonisht.

Përsëriteni procedurën herë në javë për të stimuluar rritjen e flokëve dhe për të parandaluar humbjen e tyre.

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 11:42
Login to post comments