Edhe për të mërkurën në vendin tonë do të vijojë dominimi i kthjellimeve në të gjithë territorin, deri pas mesditës kur vranësira lokale shfaqen në zonat Lindore.
Pasditja mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por
vranësirat bëhen të dukshme në zonat Lindore dhe ekstremin Verior, por mundësia për shira është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C, më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës, duke shënuar maksimalisht mbi 33°C.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 1 ballë.
Europa
Vijon dominimi i motit të kthjellët thuajse në të gjithë Europën, perjashtuar ekstremin Skandinavin dhe ekstremin Verilindor të kontinentit, ku moti paraqitet i vranët me shira të herë pas hershëm.