Të ushqyerit e shëndetshëm për një mendje të shëndoshë

E Enjte, 12 July 2018 08:38

“Ne jemi çfarë hamë”. Edhe në ëndërr na del kjo fraza. Aq shpesh e kemi dëgjuar, saqë kur na e përmendin njerëzit e afërm, fillojmë e tallemi me ta. Krijojmë situata humori. Ne bëjmë sikur e kemi kuptuar një gjë të tillë dhe dimë ta vëmë në zbatim, por në fakt, në vendin tonë mungon kultura e të ushqyerit shëndetshëm. Kjo gjë ndodh edhe në ditët e sotme, kur mjetet e informimit janë të shumta.

Sa e sa emisione kemi parë për të ushqyerin e duhur. Sa shkrime mund të kemi lexuar në rrjetet sociale dhe prapë e njëjta histori. Nuk dimë të ndajmë gjërat e shëndetshme nga ato jo të shëndetshme.

Teksa po kaloja një ditë para një mense, dëgjoj shkarazi dikë që porositi një pjatë plot me patate të skuqura dhe me tre kokrra vezë, po ashtu të skuqura. Ktheva kokën për ta parë dhe ai më qeshi duke më thënë “Një jetë kemi. Do ta shijojmë”.

Sa metodë e bukur për të shijuar jetën: Le të mos jenë gjërat të duhura për t’u ngrënë. Mjafton që neve të na pëlqejnë dhe të ka heqin pak nepsin që mund të kemi për momentin. Por le ta mendojmë pak se çfarë bëjmë. Realisht ne jetojmë të rrethuar nga gjëra të pasigurta. Ke frikë të blesh diçka, sepse të thonë që është pa kimikate të dëmshme dhe kur nis ta konsumosh, e kupton që shitësi të ka gënjyer. Ndoshta edhe atë e ka gënjyer prodhuesi i produktit. Ndoshta edhe këtë të fundit e ka gënjyer dikush tjetër, e kështu lista e gënjeshtrave nuk ka fund në vendin tonë. Por çfarë duhet të bëjmë? T’ia vëmë fajin vetes, sepse realisht metoda për informim ka plot dhe në ditët e sotme të mos dish se çfarë të bën mirë e çfarë jo, është pak turp.

Por ka dhe nga ata që e dinë se diçka u bën keq dhe sërish e konsumojnë. Në Amerikë shumica e personave që punojnë në zyra vuajnë nga obeziteti, sepse ushqehen me ushqime të shpejta në fast food-e. Unë ndiej se edhe ne drejt diçkaje të tillë po shkojmë. Nisim fëmijët në shkollë dhe nuk i përgatisim atyre diçka të shëndetshme në shtëpi, por u japim lekë që të blenë ushqime të gatshme, që e dimë se si gatuhen. Mjekët nga njëra anë thonë se nuk duhet gatuar me të njëjtin vaj dy herë, ne prapë i lëmë fëmijët të hanë në këto vende. Sa është siguria se fast food-et e zbatojnë atë që mjekët thonë? Zero.

Po bisedoja një ditë me një shitëse në një treg fruta perimesh. Më tha se shitjet sa kishin ardhur e kishin rënë në muajt e fundit, sidomos për frutat. Dhe si mund të presësh shëndet të plotë nga qytetarë që nuk konsumojnë fruta? Ata nuk marrin vitaminat dhe produktet e tjera të domosdoshme që gjenden vetëm në fruta. Kemi një kulturë të ushqyeri relativisht të mangët dhe mesa duket kështu do të vazhdojmë edhe në vitet që do të vijnë. Nëse ne nuk zgjedhim produktet bio, përpara atyre me kimikate, apo nëse vendosim produktet pa vlerë përpara atyre që na ndihmojnë për shëndetin, ne do të vazhdojmë ta dëmtojmë shëndetin tonë pikërisht me zgjedhjet që bëjmë.

Nëse në frigoriferin e shtëpise tënde mban gjëra të shëndetshme, ti rrjedhimisht do të ushqehesh shëndetshëm. Dhe në një trup të shëndoshë, gjithmonë mendja është e shëndoshë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...