Një fanse e “zjarrtë” e princeshë Meghan Markle përpiqet të imitojë të preferuarën e saj edhe në fytyrë. Markle njihet për thjeshtësinë e saj. Madje princesha u komentua për thjeshtësinë edhe në ditën e dasmës. Markle nuk i ka mbuluar kurrë qukat që ka në fytyrë.
Madje falë saj, sot qukat janë kthyer në një “aksesor” për zbukurimin e pamjes për shumë vajza të reja, të cilat edhe pse nuk i kanë, i bëjnë tatuazh.
Një prej fanseve të Meghan, e quajtur Cass Montgomery, 27 vjeçe, nga Saskatchewan i Kanadasë ka treguar për Daily Mail se dëshironte të kishte një pamje natyrale me quka dhe gjeti një zgjidhje që i pëlqeu shumë, duke i bërë tatuazh.
Tattoo artistja, Jaclyn Schultz, përdor një teknikë microblading, që e bën rezultatin të duket më natyral se tatuazhet e zakonshme. Jaclyn është shprehur se muajt e fundit po shtohen gjithmonë dhe më shumë vajzat që duan quka, të cilat i nënshtrohen një procedure që zgjat 20 minuta. Efekti i qukave është 3 vjeçar, ndërsa ato zbehen me kalimin e kohës.