Një vajzë 36 vjeçare është serbja më e njohur në botë. Mirjana Kika Milosevic ka arritur të ketë 56 milionë shikues në Youtube.
Piktore në profesion dhe make up artist, Mirjana njihet tashmë në të gjithë botën dhe kjo falë aftësive të saj për t’u zhdukur. Nuk bëhet fjalë për magji por për aftësinë e saj për të krijuar iluzione të ndryshme optike, mbi pjesë të ndryshme të trupit të saj.
Serbe me origjinë, Mirjana ka arritur që në moshën 11 vjecare të pikturojë një murale të vehtes dhe askush nuk e ka kuptuar. Dhe në moshën 27 vjecare, ajo ishte vajza më e njohur në Serbi. Për të përforcuar pasionin e pikturës, ajo u diplomua edhe për make up artist. Sot, aftësitë e saj për të krijuar iluzione optike, ja përcjell nxënësve të saj ndërsa videot e shpërndara në youtube I kanë mundësuar edhe financa të mjaftueshme për të hapur një shkollë që mban emrin e saj.
36 vjecarja është e para blogere me sukses ndërkombëtar në Serbi.