Femrat janë të komplikuara, por shpesh mjaftojnë disa 'truke' të vogla për ta bërë të lumtur partneren tuaj.
Meshkujt mund të jenë miq dhe partner shumë të mirë, por nganjëherë (madje shumë herë) mund të bëjnë edhe më shumë. Disa fjali që femrave u vijnë gjithmonë ndër mend janë: “Nuk ka bërë asnjë sakrificë” ose “Është gjithmonë me miqtë” ose “Nuk më kushton rëndësi”.
Ja pra djem, për të mos dëgjuar këto frazat e zakonshme, më poshtë keni disa këshilla për atë se çfarë ka nevojë vërtet një femër.
Sigurisht që nuk ka asnjë formulë magjike për mënyrën sesi duhet trajtuar një femër, kjo është më tepër një përshkrim për gjërat që ne femrat i konsiderojmë shumë të rëndësishme në një lidhje.
- 1. Detajet kanë rëndësi
Disa meshkuj mendojnë se gjërat e mëdha bëjnë të lumtur një femër, por çdo ditë e më shumë tregon se çdo gjest i vogël është shumë i rëndësishëm.
- 2. Fjala e rëndësishme me “S”
‘Sforcohu’, kjo fjalë nuk është shumë familjare për meshkujt, e dimë, por është çelësi i lumturisë së çdo gruaje. Lëreni jashtë krenarinë, telefonojeni për ta pyetur se si i ka shkuar dita, ose bëni diçka vërtet spektakolare për përvjetorin tuaj. Ja vlen!
- 3. Arrogant-jo, të sigurt në vetvete – gjithmonë
E keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa meshkuj që nuk janë të bukur ose të pasur kanë pas vetes shumë femra? Kjo quhet siguri: femrat preferojnë një mashkull që është me këmbë në tokë në çdo situatë. E bën të ndihet e mbrojtur dhe kjo është diçka e rëndësishme. Bëni kujdes që kjo të mos kalojë në arrogancë sepse kjo e fundit është element negativ në një marrëdhënie.
- 4. Kavalierët ekzistojnë akoma
Bëhuni zotërinj të vërtetë në çdo kohë nëse mundeni. Pagesa e faturës në takimin e parë, hapja e derës, ndihma me pallton janë gjëra që duken si jashtë mode por që i pëlqejnë thuajse të gjithë femrave.
- 5. Mos jini ‘burra-fëmijë’
Femrat dëshirojnë të kujdesen për mashkullin që kanë në krah, por kujdes mos e ktheni në marrëdhënien mama-bir. Jeni burra me shpirt djaloshar, por kjo nuk ju lejon të kërkoni kujdesin si të një nënë të shqetësuar. Kështu që gjejini vetë çorapet, mos prisni të jetë vetëm partnerja juaj ajo që gatuan apo pastron enët.
- 6. Dëgjoni dhe tregoni interes
Pas një dite të lodhshme, femrat pëlqejnë që kur ktheheni në shtëpi, t’i dëgjoni. Shumë femrave u pëlqen të flasin për ndjesitë e tyre dhe ndodhitë e ditës. Kështu që, lëreni mënjanëm televizorin, smarphone-in dhe filloni të dëgjoni.
- 7. Jini të ndershëm, gënjeshtrat nuk ju leverdisin
Është shumë e vërtetë: të qënurit i ndershëm është politika më e mirë. Të thënit e një gënjeshtre duket si një mënyrë e mirë për të shmangur një debat, por mos harroni se herët a vonë e vërteta del në dritë. Thënë ndryshe s’do t’ju pëlqente me siguri t’ju zbulohej gënjeshtra.
- 8. Janë prioriteti juaj?
Femrat duhet të ndihen më të rëndësishme sesa një Playstation apo një ndeshje futbolli. Sigurisht, meshkujt duhet të kalojnë kohën e lirë me miqtë, ose duke ndjekur pasionet e tyre, por kjo s’duhet të marrë kohë nga marrëdhënia juaj dhe mbi të gjitha s’duhet ta bëjë partneren të ndihet ‘e harruar’.
- 9. Vini re ndryshimet e vogla
E dashura juaj ka prerë flokët, ka veshur një fustan të ri dhe është bërë e bukur për ju? Minimumi që mund të bëni është një kompliment. Fundja, nuk po ju kërkojnë diçka të jashtëzakonshme.
- 10. Merreni me qetësi…në krevat
Nuk ka gjë më të keqe sesa të mbarosh pa nisur. Një femër ka nevojë për kohën e saj për të arritur orgazmën, kështu që mos jini të nxituar.
- 11. Mos u ofendoni nëse refuzojnë të bëjnë seks
Në shumicën e rasteve, kur refuzojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale, nuk ka të bëjë fare me ju apo me tërheqjen që kanë ndaj jush. Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për stresin apo thjesht për lodhjen? E pra këta janë ‘vrasësit’ e jetës seksuale. Mos i kushtoni kaq rëndësi, e nesërmja mund të jetë një ditë krejt normale.
- 12. Ndihmoni
S’ka gjë më irrituese sesa një njeri dembel. Mundohuni t’i ndihmoni me punët e shtëpisë ose pazaret e përditshme.
- 13. Ndonjëherë femrat kanë nevojë të rrinë vetëm
Ndonjëherë kanë nevojë të rrinë në qetësi e të mendojnë vetëm për veten e tyre. Nëse një femër nuk flet, por duket e qetë, nuk asgjë që nuk shkon, kështu që thjesht, lëreni ashtu në qetësi.
- 14. Mësoni të thoni “Më fal”
Boll me të qënit kokëfortë. Nëse gaboni, pranojeni gabimin pa drama dhe thoni atë fjalën e vogël magjike që fshin çdo problem. Të thënit “më fal”, shpesh ndihmon lidhjen për të bërë përpara, kështu që praktikojeni para pasqyrës dhe thuajeni pak më shpesh.
- 15. Ndonjëherë ndihen thjesht ‘të neveritshme’
Jo, nuk kërkojnë gjithmonë vëmendjen tuaj; nganjëherë ndihen thjesht të neveritshme: asgjë më shumë apo më pak. Dhimbje barku, dhimbje koke, dhimbje menstruale dhe shumë lloje të tjera të tilla: jepni pak kohë pushim e pastaj rikthehemi si më parë.
- 16. Humor tualeti? Jo faleminderit
Ja pra çfarë s’duhet të hyjë kurrë në rutinën e një çifti: çfarë ndodh në tualet mbetet në tualet, s’ka pse ta bëni publike apo për më tepër ta bëni temë diskutimi me partneren tuaj.
- 17. Kujdesuni për higjienën tuaj personale
A i latë dhëmbët? E bëtë dushin? Hodhët deodorantin? Ja pra jeni mjaftueshëm të rritur, kështu që përpiquni të mendoni vetë për higjienën personale.
- 18. Kërkoni të njihni veten
Nëse një mashkull njeh veten, dhe nevojat e tij është më pak i prirur të gjejë strehim te të paktën 10 femra dhe do të dëshirojë të impenjohet vetëm te njëra, të duhurën për të sigurisht.
- 19. Mos harroni kurrë ditëlindjet apo përvjetorët
Janë 365 ditë të vitit dhe ju do t’ju duhet të mbani mend vetëm dy data: ditën e ditëlindjes dhe atë të përvjetorit të lidhjes suaj. Pra kurajo: shënojini në agjendë, vendosini në kujtesën e telefonit, qarkoni me të kuqe ditën në kalendar, bëni ç’të mundeni, por mos i harroni kurrë këto data. KURRË!
- 20. Respektoni
Disa meshkuj nuk e trajtojnë partneren e tyre ashtu siç duhet. Duajeni si në ditën e parë dhe vlerësojeni gjithmonë për atë që ju jep dhe bën çdo ditë për ju.
- 21. Po, janë romantike
Mos pyesni nëse duan lule apo gjeste romantike: përgjigja do të jetë gjithmonë “PO”. Ndoshta jo të gjitha i preferojnë lulet apo bizhuteritë, por disa gjeste romantike janë universale: një darkë nën dritën e qirinjve për shembull, ose një natë jashtë pranë zjarrit.
- 22. Përgatisni darkën
Nuk ka asgjë më seksi sesa një mashkull që gatuan darkën në kuzhinë. E nëse është e shijshme, akoma më mirë.
- 23. Pranojeni: JU S’MUND TË JETONI PA FEMRAT!