Videoklipi i ri/Suksesi i radhës i Dritan Jasharit, kënga “Legjendari Skënderbe”

E Enjte, 26 July 2018 15:18

Dritan Jashari është një zë mjaft brilant i muzikës dibrane dhe jo vetëm dhe tashmë i njohur në të gjitha trevat ku flitet shqip dhe jetojnë shqiptarë. Ai vjen me këngën e re që kushtohet heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, me tekst te poetit dibran Naim Plakut dhe muzikë të mjeshtrit dhe kompozitorit Edmond Zhulali. Artisti falënderon Llesh Nikollën, këngëtarin Dionis Delia dhe kitaristin Arjan Gjici që morën pjesë në realizimin e këngës, pa harruar stafin e studio “IGLI” që realizoi kripin

Repertorit të këngëtarit dibranë i shtohet një tjetër këngë e re, Hit, mjaft e dëgjuar edhe pse e sapo anoncuar për dëgjuesit. Ky është suksesi i radhës i Dritan  Jasharit, vjen me “Legjendari Skënderbe”.

Dritan Jashari është një zë mjaft brilant i muzikës dibrane dhe jo vetëm por tashmë i njohur në të gjitha trevat ku flitet shqip dhe jetojnë shqiptarë. Këto ditë Dritan Jashari ka ardhur për dëgjuesit e muzikës shqiptare me këngën  e tij të re që i kushtohet heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo këngë të cilën mund ta dëgjoni është me tekst te poetit paharruar dibran z.Naim Plakut dhe muzikë të mjeshtrit dhe kompozitorit Edmond Zhulali.  Për 55.news.al, Dritan Jashari falënderon te gjithë ata me të cilën bashkëpunoi duke e nisur me kompozitorin Zhulali, artistin Llesh Nikolla, këngëtarin Dionis Delia dhe kitaristin Arjan Gjici që morën pjesë në realizimin e këngës, pa harruar stafin e studio “IGLI” që realizoi kripin.

Këngëtari i njohur të muzikës popullore shqiptare, Dritan Jashari, ka vendosur të rikthehet në treg here pas here me projekte muzikor kur kemi parasysh faktin se para kësaj këngë Jashari  publikoi këngën e tij më të re me titull “Rrak tak tak”, muzika e të cilës është punuar nga Gramoz Kozeli, ndërsa tekstin e ka bërë Mirjeta Mema. Bëhet fjalë për një këngë të bukur, e cila flet për dashurinë dhe që me shumë gjasa do të pritet mirë nga publiku,  “Rrak tak tak” vjen pas dy këngëve të suksesshme "Gjeta Dibër n'Amerikë" dhe “Kësaj i thonë dasëm shqiptare”. Kujtojmë qe Jashari pati sukses dhe me këngën e fundit me klipin “Gjeta Dibër n’Amerikë” dedikuar bashkatdhetarëve dibranë në Amerikë, por ka sjell edhe një projekt tjetër, një këngë të bukur tradicionale shqiptare e shoqëruar me klip, i cili  është publikuar pak ditë më parë në kanalin më të madh muzikor shqiptar në YouTube Arkiva Shqip. “Kësaj i thonë dasëm shqiptare”, kjo këngë është pritur mjaft mirë  nga publiku tek e shohim te klikimet që shtohen dita ditës. Në traditën e dasmave shqiptare këngët dhe vallet e të gjitha krahinave janë pjesë e festave dhe ceremonive tradicionale  ku hareja dhe gëzimi i dasmorëve kthehen në kryefjalën e dasmës. Në arkivën e këngëtarit Dritan Jashari numërohen edhe shumë këngë të tjera shumë të pëlqyera nga publiku si  “Fluturon shqipja mbi Korab”, “Nuk është jeta njëmijë vjet”, “Dibra dhe Kosova”, “Ndryshe”, “Oda Dibrane”, etj.!  Dritan Jashari ka një talent të jashtëzakonshëm ku me zërin brilant dhe interpretim të shkëlqyer ka ngritur peshë zemrat e mijëra shqiptarëve në koncertet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Jashari është vlerësuar me mjaft çmime të ndryshme, në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare.  Një vlerësim i është dhënë edhe për interpretimin e tyre mjeshtëror dhe çmimin “Mirënjohja për këngën dibrane” nga Festivali “Oda Dibrane”.Tek Dritan Jashari spikat figura e një këngëtari të kultivuar, i cili rreshtohet krahas këngëtarëve më me zë në fushën e muzikës, por veçanërisht të interpretimit të këngës popullore ose të përpunuar epike.

Modifikuar më E Enjte, 26 July 2018 15:28

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...